E premte, 30 Korrik 2021
17:48
Prof. Kabo telendis keq politikanët. Drejtësia po shkon drejt Gjirit të Lalëzit

Profesor Përparim Kabo, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Top Talk”, me Denis Dyrnjanë, në Top Channel, ka bërë një sintezë të plotë të situatës politike në vend.

17:39
SHBA, 322 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 612.135, prej të cilëve 322 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

17:31
Izraeli nis me dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

Izraeli ka nisur administrimin e dozave të treta të vaksinave të Covid-19 për personat mbi 60-vjeç, të cilët kanë marrë dy dozat e para, të paktën 5 muaj më parë.

17:25
Të dehur dhe me shpejtësi tej normave të lejuara, pranga 10 shoferëve, pezullohen dhjetëra patenta

“Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep”. Është ky apeli që policia rrugore ka për të gjithë drejtuesit e mjeteve për të shmangur aksidentet dhe fatkeqësitë.

17:20
Gara për Aeroportin e Sarandës/ Balluku: Aeroporti do të jetë sezonal, investim privat 37 mln euro

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar se ditën e hënë do të hapet zyrtarisht gara për ndërtimin e aeroportin ndërkombëtar të Sarandës, i cili do të jetë sezonal.

17:18
Burri që besohej i vdekur në aksident ajror, çudit familjen duke u kthyer gjallë pas 45 vjetësh

70 vjeçari Sajid Thungal, do të bashkohet shpejti me gruan e tij dhe familjen, të cilët besonin se ishte vrarë në një aksident ajror në Indi në vitin 1976.

17:14
Disa persona të vdekur nga vërshimet në Bangladesh

Të paktën gjashtë persona të komunitetit Rohingya, duke përfshirë edhe tre fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

17:02
Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin për 24 orët e fundit, ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë vijon me apelin e fortë për qytetarët që të vaksinohen ndaj Covid-19, ndërsa ka publikuar shifrat e rasteve të reja për 24 orët e fundit.

16:56
“Gabove rëndë me barin”/ Berisha nuk tërhiqet pas kërkesës së Yuri Kim, do të shkojë në parlament në shtator

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila sot i dha sinjale Lulzim Bashës që të distancohet nga Sali Berisha për ta larguar nga grupi parlamentar i PD që do të jetë pjesë e Kuvendit në shtator.

16:54
FOTOT/ Temperaturat e larta, shihni si zgjedhin që t’i kalojnë orët e nxehta qytetarët në Tiranë

Prej një jave vendi është pushtuar sërish nga temperatura shumë të larta.

16:44
“Ballkani i hapur”, Gërvalla: Iniciativë shumë e rrezikshme për Kosovën!

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, shfaqi një skepticizëm të thellë lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur”.

16:39
‘Miss eleganca’/ Kim Jong-un habit mediat perëndimore me rënien 18kg në peshë (fotot)

Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-un duket tashmë më i dobët se kurrë pasi llogaritet se ka humbur të paktën 18 kg në peshë, duke shtuar spekulimet se mund të ketë kryer ndërhyrje në rripin gastrik.

16:38
Zbulohet ADN-ja misterioze, asimilon genet e të tjerëve!

Shkencëtarët zbuluan aksidentalisht një strukturë misterioze ADN-je në një tokë moçalore në Kaliforni e cila duket se është në gjendje të asimilojë genet e shumë organizmave të ndryshëm që gjenden në atë mjedis.

16:28
Përdhunoi e dhunoi pastruesen shqiptare, zbardhet biseda e grekut me të ëmën: Duhet ta kisha bërë më parë…

Gazeta greke Protothema ka parë dosjen e plotë të përdhunimit të pastrueses shqiptare në Petralona përpara disa javësh.

16:27
Skandali me tenderin e uniformave të policisë/ Gjykata e Apelit nuk lehtëson masën e sigurisë për 9 zyrtarët nën hetim

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të lërë në fuqi vendimin e GJKKO për për personat nën hetim për skandalin me tenderin e uniformave të policisë.

16:26
Shoferi humbet kontrollin, përplaset me shtyllën elektrike (FOTOT)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin.

16:02
Tmerr nga bota e egër/ Momentet e rënda kur krokodili kanibal ha më të voglin në Afrikë (fotot)

Imazhet e vrazhda tregojnë një krokodil kanibal 6 metra të gjatë që ha një nga të vegjëlit e tij në rezervatin afrikan.

15:48
Arrestohet me armë në brez Rexhep Rapi, i dënuar më parë për trafik droge

Rexhep Rapi, i dënuar më parë për trafik droge është arrestuar në autostradën Durrës-Tiranë ditën e sotme, pasi mbante me vete armë pa leje.

15:47
Prej tre ditësh kishte ngecur në kurth, momenti kur ekipi shpëton ariun e murrmë në Kukës

Një ari i murrmë, i cili prej tri ditësh kishte ngecur në Parkun Natyror Korab-Koritnik, u lirua nga ekipi i shpëtimit dhe banorët e zonës.

15:33
Inxhinieri gjerman shkatërron apartamentet reja me ekskavator pasi ndërtuesi i detyrohej €4 mln (fotot)

Një inxhinier ndërtimi në Gjermani ka shkaktuar rreth gjysmë milionë euro dëme duke shkatërruar me ekskavator apartamentet e reja luksoze, pas refuzimit të pagesës nga ndërtuesi.

15:26
Detajet rrënqethëse nga vrasja e shqiptares në Athinë/ Bashkëshorti i preu fytin me thikë, publikohet fotoja e çiftit

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabre e shqiptares në lagjen Dhafni në Athinë nga bashkëshorti i saj.

15:25
SPAK në kërkim të “porositësit”/ Vijojnë hetimet pas arrestimeve për korrupsion tek zyra e Kadastrës

Përgjimet për çështjen e manipulimit me votat çuan SPAK te një skemë e korrupsionit që përfshinte Kadastrën e Tiranës.

15:18
Korça në valën e të nxehtit/ temperaturat në qytet 10 gradë mbi normalen

Ditët e nxehta janë të pazakonta për verën në Korçë e gjithsesi qytetarët janë detyruar që t’i drejtohen parqeve dhe lulishteve që t’i shmangen vapës ndërsa të tjerë vijnë nga qytete edhe më të nxehta për të shijuar freskinë e Korçës.

15:03
Përdhunoi 25-vjeçaren, ndalohet abuzuesi dhe shoku i vajzës/ I kërkoi para autorit që të mos tregonte

Dy persona janë ndaluar nga policia pasi dyshohet se njëri prej tyre ka përdhunuar një 25-vjeçare.

15:01
Fier/ Stalla e bagëtive përfshihet nga flakët, ngordhin disa shpendë, dyshohet për bagëti të djegura

Një stallë bagëtish në Vajkan të Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

14:58
Fshehur në çanta shpine/ DW: Në kufirin Shqipëri-Greqi, lulëzon kontrabanda e kanabisit

Një nga rrugët më të mëdha të kontrabandës së kanabisit dhe të drogave në Europë kalon nga Shqipëria përmes fshatrave kufitare grekë.

14:54
Pandemia në Maqedoninë e Veriut/ 74 raste të reja me COVID në 24 orë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 74 raste të tjera të koronavirusit dhe dy viktima në 24 orët e fundit.

14:41
Vrasja e Santiago Malkos/ Shtyhet gjykimi i të pandehurve, seanca e radhës më 15 shtator

Gjykimi i kërkesës për kalim të të pandehurve në procesin për vrasjen e Santiago Malkos është shtyrë ditën e sotme.

14:34
Varianti “Delta” mbizotërues në Kosovë, me 80-90% të rasteve

“Delta” është varianti dominues i Covid 19 në Kosovë, bëri të ditur Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publi

14:31
Kim del nga PD: Do ishte ironi historike nëse partia do duhet të hante bar, për një deputet të saj

Ambasadorja Yuri Kim ka përfunduar takimin me kreu e PD Lulzim Basha.

14:26
Operacioni antidrogë në zonën e “Xhamllikut”/ Gjykata e Tiranës lë në burg 4 prej tyre

Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg 4 nga 5 personat e përfshirë në shpërndarjen e kokainës, të cilët u kapën gjatë operacionit të 27 korrikut në zonën e “Xhamllikut”, ku sekuestrua mbi 1 kg kokainë.

14:11
Skandali i tenderit të uniformave të policisë/ Seanca e 9 zyrtarëve, avokati akuzon punonjësin që s’firmosi

Seanca gjyqësore e 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të përfshirë në skandalin e tenderit të uniformave, po mbahet ditën e sotme.

14:04
KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

14:03
Njerëzit nuk respektojnë izolimin, Australia dërgon ushtrinë

Njerëzit po rebelohen ndaj masave izoluese kundër Covid 19, por autoritetet australiane nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe.

13:58
Studimi i fundit: Delta po përhapet po aq shpejt sa lija e dhenve!

Delta po përhapet po me aq lehtësi sa lija e dhenve paralajmëroi Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA.

13:53
31 ditë vaksinim pa kufizime! Të gjithë mbi 18 vjeç mund të zgjedhin një nga tre vaksinat

Gushti do të jetë muaji i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç.

13:52
‘Shqipëria, shtëpia jonë e re’/ Zv ambasadori i ri amerikan në Tiranë: Të lumtur që po kthehemi në Ballkan

Demian Smith zv ambasadori i ri amerikan në Tiranë , ka njoftuar përmes twitter detyrën e tij të re.

13:47
U dëmtua kabulli i tensionit, rikthehet energjia elektrike në 3 zona të Tiranës

Dy fidera në Tiranë janë stakuar pas dëmtimit të kabllit të tensionit të mesëm, duke lënë pa energji një pjesë të rrugës “Don Bosko”, rruga “Siri Kodra” dhe një pjesë të “Rrugës së Dibrës”.

13:42
I ndizen motorët papritur, moduli rus vë në rrezik Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar!

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës kaloi në një moment të vështirë pasi u destabilizua për pak kohë kur motorët e një moduli rus të sapoardhur janë ndezur pa dashje. Fatmirësisht, problemi u arrit të zgjidhej në kohë.

13:39
Vlora në luftë me zjarret! Prej ditësh, vatrat aktive po djegin qindra hektarë pyje

Situata me zjarret në qarkun e Vlorës vazhdon të mbetet kritike.

13:27
Krasniqi takon Përfaqësuesen e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Znj.Armela Krasniqi u prit në një takim nga Përfaqësuesja e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Znj. Teresa Ribeiro.

13:23
Situata kritike e zjarreve në vend/ KLSH kontrolle

Lidhur me zjarret e ditëve të fundit ,Kontrolli i Lartë i Shtetit me urdhër të kreut të saj Arben Shehu, ka nisur një kontroll mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit.

13:23
Të rreshtuar të gjithë me duart pas murit/ Video. Tre të arrestuar për lojëra fati në Lezhë, procedohen 23 të tjerë

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në gjithë qarkun, shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Poker”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u proceduan penalisht 23 të tjerë.

13:05
“Digjet” Ballkani, vala më e egër e të nxehtit prej dekadash

43 gradë Celsius, apo edhe më shumë: autoritetet maqedonase paralajmëruan popullatën për temperatura ekstreme, por nuk janë të vetmit në këtë situatë.

12:54
Ambasadorja e SHBA-së i shkon në zyrë Bashës

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim do të takohet me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu në orën 13:00.

12:38
Lezhë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset i moshuari

Një person ka mbetur i plagosur pasi dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Milot-Skuraj

12:28
Krim në familje në Athinë/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten

Një shtetas shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij në lagjen Dhafni të Athinës.

12:26
Rama në Marqinet: Gati kopshti për 85 fëmijë

Vora është një nga zonat e goditura më forta nga tërmeti i 26 nëntorit, e cila vazhdon të transformohet falë Programit të Rindërtimit. Në fshatin Marqinet, kopshti për gjithë fëmijët e zonës është gati për sezonin e ri.

12:25
Toka, biznese, makina e apartamente/ Sekuestrohen pasuritë e krijuara përmes trafikut të drogës

Pasuritë e Ilia Ziut janë sekuestruar ditën e sotme pas vendimit të Prokurorisë së Vlorë, të cilat dyshohet se janë krijuar nga trafiku i drogës.

12:22
Po punonte në karburant, kur papritur i shpërthen bombola e gazit/ Plagoset 28-vjeçari në Ksamil

Një 28-vjeçar është plagosur sot, pasi teksa po punonte në pikën e karburantit, ka shpërthyer një bombol gazi.

12:18
Tjetër operacion antidroge në kryeqytet, 3 të arrestuar, 2 të kërkim

3 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kultivonin lëndë narkotike në Pezë të Madhe.

12:15
Vlora e rrethuar nga flakët. Vatra zjarri në Karaburun, Orikum e Selenicë

Këta janë ushtarë të repartit të Poshnjes në Berat. Janë dërguar në Vlorë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që kanë pushtuar zonën e Karaburunit.

12:12
Luftanija britanike i afrohet ujërave të saj, Kina nis “grupin e sulmit”

Kina e paralajmëroi grupin e luftanijeve britanike, të drejtuar nga aeroplanmvajtësja HMS Queen Elizabeth të “mos ndërmarrë ndonjë veprim të pamatur” teksa ujërat e kontestuara të Detit të Kinës Jugore.

12:10
Fier, mbetjet në landfillin e ri/ Bashkia po mbulon me inerte vatrat e zjarrit

Sot u bë dita e 4 që qyteti i Fierit u zgjua nën rene toksike të plehrave që digjen në fushën e mbetjeve në Mbrostar.

12:10
Berat/ Arrestohet një 23-vjeçar që tentoi të shpërndante lëndë narkotike

Vijojnë kontrollet e pandërprera për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

12:05
Keqpërdoret emri i kampioneve olimpike në rrjetet sociale, por asnjëra nuk kanë llogari zyrtare

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka ardhur me një njoftim zyrtar në lidhje me keqpërdorimin e emrit të kampioneve olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi në rrjetet sociale.

11:44
Video e rrallë/ Njihuni me Ben dhe Jerry, gjarprin me dy koka, secila konsumon gjahun e preferuar

E veçanta e Ben dhe Jerryt, nuk është vetëm fakti që ka dy koka, por edhe se secila prej tyre, mund të funksionojë më vete.

11:19
Shpërndante kokainë në qytetin e Vlorës/ Me pranga në duar, momenti kur 32-vjeçari shoqërohet nga policia

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi shpërndante kokainë të ndarë në doza.

11:08
Ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm derisa u gjet i vdekur / Historia prekëse e 25-vjeçarit në Turqi (Pamjet)

Ndërsa flakët kanë pushtuar 8 provinca të Turqisë prej më shumë se 48 orësh, një hero humbi jetën.

10:58
Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

Fluturimi i parë me përkthyes afganë dhe punëtorë tjerë, që kanë bashkëpunuar me trupat amerikane në Afganistan, ka ateruar në Uashington, sipas një dokumenti të brendshëm të Qeverisë amerikane, të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press.

10:35
Hidhet shorti i Superiores/ Në javën e parë spikatin Teuta-Partizani dhe Laçi-Vllaznia

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u shorti për përcaktimin e kalendarit të Kategorisë Superiore për sezonin e ri futbollistik 2021-2022, me javën e parë që luhet 11 shtator.

10:29
U vuri flakën dy parcelave me ullinj, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë pasi u vuri zjarrin dy parcelave me ullinj në pronësi të dy personave.

10:20
Operacioni në Tiranë/ Zbardhet ngjarja! U gjet mbi 1 kg kokainë në kutinë e picave, çfarë deklaruan 5 të arrestuarit

Top Channel ka siguruar  dosjen e prokurorisë për operacionin e 27 korrikut në zonën e “Xhamllikut”, ku sekuestrua mbi 1 kg kokainë e  përfundoi me arrestimin e 5 të rinjve.

10:18
Samiti Global i Arsimit në Londër/ Kushi: Fokusi te cilësia e arsimit për t’u ringritur pas pandemsië

Ministra e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se në fokus të Samitit Global të Arsimit në Londër ishte cilësia e arsimimit, si një mënyrë për t’u ringritur pas pandemisë së Covid 19.

10:11
“Ferri në Tokë”/ Turqia pushtohet nga zjarret! 4 të vdekur, zjarrfikësit në luftë me flakët (Pamjet)

Numri i viktimave në Turqi si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të vendit, në 8 rajone ka shkuar në 4.

09:57
Situata kritike e zjarreve në Karaburun, shkrumbohen qindra hektarë pemë

Disa vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në gadishullin e Karaburunit.

09:51
Google dhe Facebook aplikojnë vaksinimin e detyrueshëm

Fushata e vaksinimit ndaj COVID-19 në SHBA ka mbetur në vendnumëro – pavarësisht sasisë së madhe të vaksinave dhe ofertave joshëse. Gjigandët e internetit Google dhe Facebook tani dalin me një deklaratë të qartë. Përpara kthimit ne zyrat e SHBA-së të gjithë punonjësit e koncerneve të internetit Google dhe Facebook duhet të vaksinohen ndaj koronavirusit. […]

09:45
Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje shteteve të ofrojnë nga 100 dollarë për të vaksinuarit kundër koronavirusit, si përpjekje për të rritur shkallën e imunizimit në Shtetet e Bashkuara.

09:31
Sherri banal mes kushërinjve përfundon në përleshje me sopata

Dy shtetas janë konfliktuar në fshatin Dushk të Belshit, duke goditur me sopatë njëri-tjetrin.

09:12
Me armë dhe drogë nëpër qytet, 6 të arrestuar në Durrës

6 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Durrës, për vepra të ndryshme penale.

09:04
‘Vetëbesim i tepruar’ dhe ‘fshehje e realitetit’, kritika të ashpra për përpjekjen amerikane në Afganistan

Përpjekje aktuale dhe të së ardhmes të Shteteve të Bashkuara për të përdorur fuqinë ushtarake në vende të tjera, mund të pësojnë të njejtin fat si lufta gati 20 vjeçare në Afganistan, paralajmëroi një agjenci që mbikqyr projekjet e qeverisë amerikane, duke cituar një sërë dështimesh të zyrtarëve të lartë për të nxjerrë mësime nga […]

08:59
Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është destabilizuar për pak kohë të enjten, pasi motorët e një moduli rus të sapoardhur janë ndezur pa dashje, kanë thënë zyrtarët.

08:37
Lezhë/ Arrestohet 38-vjeçari, u kap me dy mina me telekomandë dhe thikë

Policia e Lezhës godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë.

08:31
Rama nxjerr videon nga kampusi i Universitetit Bujqësor: Projekt i denjë, me standarde evropiane

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamjet nga kantieri i Kampusit të Universitetit Bujqësor.

08:22
Tragjedi në Burrel/ Fëmijët gjejnë armën duke kullotur bagëtitë dhe luajnë me të! Vritet aksidentalisht 13-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stan në fshatin Gërnac të Burrelit.

08:17
BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të mbështesin Lituaninë, pasi mijra migrantë të paligjshëm janë duke kaluar nga Bjellorusia.

07:58
Kina në alarm, shpërthen një valë e re infektimesh në 5 provinca të vendit

Një valë infektimesh zbuluar në fillim në qytetin Nanjing në Kinë tashmë është përhapur në 5 provinca dhe në Beijing. Këtë shpërthim të rasteve të reja, media shtetërore kineze e quan “si vala më e gjerë e infektimeve pas Wuhanit”.

07:30
Tjetër ditë e nxehtë/ Diell dhe temperatura deri në 42 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

06:58
Ekonomia amerikane tejkalon rritjen para pandemisë

Nxitur nga vaksinimet dhe ndihma qeveritare, ekonomia amerikane u rrit me një normë të qëndrueshme vjetore prej 6.5% tremujorin e fundit, shenja më e qartë deri tani se vendi ka arritur një rimëkëmbje të qëndrueshme nga recesioni pandemik.

06:32
Shenjat e atakut kardiak që ndryshojnë tek gratë

Shpesh, simptomat e një sulmi në zemër, veçanërisht tek gratë, mund të jenë të shumta. Edhe pse burrat dhe gratë mund të përjetojnë presion të madh në gjoks, gratë mund të përjetojnë një sulm në zemër pa e ndier presionin në gjoks.

06:16
Ushqimet që ndikojnë në rrahjet e zemrës, ja cilat e normalizojnë

Rrahjet e zemrës konsiderohen të shëndetshme kur janë mes 60 dhe 100 rrahje në minutë. Megjthatë ato ndikohen nga shumë faktorë ku përfshihet: gjendja emocionale, ushqyerja, shëndeti mendor, medikamentet dhe niveli i aktivitetit fizik.

05:50
Kura e rigonit/ Si ta përdorni kundër infeksioneve dhe problemeve me fytin

Në përgjithësi, kurat natyrale kundër gripit dhe të ftohurës kanë limonin dhe xhenxhefilin si përbërës kryesorë. Megjithatë, këto dy probleme mund të trajtohen edhe me përbërës të tjerë të cilët janë shumë efikasë kundër infeksioneve të ndryshme.

05:31
Njihuni me vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin 1940, si një mënyrë efikase në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve.

05:05
Shumë ujë pak kalori/ 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës.

03:46
Publikohet harta e re e koronavirusit në Evropë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) lëshoi ​​një hartë të re të COVID-19 sot. Harta Epidemiologjike ECDC për Evropën botohet çdo javë bazuar në incidencën 14-ditore dhe proporcionin e testeve pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar.

03:13
Gjermanët po punojnë gjithnjë e më pak nga shtëpia dhe po kthehen në zyra

Një numër në rritje i gjermanëve po kthehen në punë në zyra dhe punë të tjera, dhe vetëm një e katërta vazhdojnë të punojnë të paktën pjesërisht nga shtëpia, raportoi sot Instituti Ekonomik Ifo.

02:44
Në Izrael, doza e tretë e vaksinës për njerëzit mbi 60-vjeç

Kryeministri izraelit Naftali Bennett njoftoi se vendi do të ofrojë një dozë të tretë të vaksinës kundërCOVID-19 për qytetarët mbi 60-vjeç të cilët tashmë janë vaksinuar.

02:22
Kinë, shkon në 99 numri i viktimave nga përmbytjet

Në përmbytjet pas shirave të dendur në provincën Henan të Kinës numri i personave të vdekur ka shkuar në 99.

01:55
Rritet numri i viktimave dhe infektimeve nga Covid-19 në SHBA

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 611.813, prej të cilëve 497 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

01:42
Mitsotakis, më i pasuri në Greqi/ Publikohet pasuria e politikanëve, më i varfëri sekretari i partisë komuniste

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, është më i pasuri nga udhëheqësit politikë të Greqisë, ndërsa më i varfri është sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste Greke , Dimitris Koutsoumbas, sipas listës mbi të ardhurat dhe pasuritë e politikanëve grekë për vitin financiar 2019, që është publikuar në faqen e internetit të Parlamentit.

01:21
Kapet 7 kg kokainë/ Ngarkesa e 4 në kontenierët e kompanisë së bananeve brenda një muaji

Një tjetër sasi lënde narkotike kokainë u kap në portin e Durrësit në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

00:50
Not/ Shënohet rekordi i vetëm botëror në stafetën 4 herë 200 m stil i lirë

Në garën e stafetës 4 herë 200 metra stil i lirë në not Kina befasoi përfaqësueset e Shteteve të Bashkuara dhe Australisë për të merituar medaljen e artë. Në ndërresën e fundit 19-vjeçarja Li Bingjie preku murin me kohën e përgjithshme 7’ 40” 33, duke vendosur një rekord të ri botëror.

00:39
Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: Gushti, muaji i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18-vjeç

Varianti Delta i Covid-19 u konfirmua edhe në vendin tonë. Sipas ekspertëve të shëndetësisë mënyra më e mirë për të mundur variantin që është më shumë i transmetueshëm se variantet e tjera, është vaksinimi.

00:27
Tërhiqet Arsenali, Locatelli praktikisht i Juventusit

Transferimi i Manuel Locatellit tek Juventusi ende nuk është formalizuar, por nëse huazojmë një frazë nga çiklizmi, jemi në kilometrin e fundit, finishi është pranë, edhe pse mund të ketë ndonjë pengesë të vogël deri në mbylljen e garës.

00:16
Carvajal rinovon deri në 2025-ën, asnjë i pashitshëm te Reali

Pasi humbi shërbimet e dy qëndërmbrojtësve Sergio Ramos dhe Raphael Varane, Reali i Madridit ka blinduar një tjetër element shumë të rëndësishëm të prapavijës. Bëhet fjalë për Dani Carvajal i cili ka pranuar të rinovojë deri në vitin 2025 me Los Blancos.

E enjte, 29 Korrik 2021
23:58
Watzke mbyll dyert: Halaand nuk largohet

Erling Halaand do të qëndrojë tek Borussia e Dortmundit të paktën edhe për një sezon tjetër. Pasi vetë lojtari deklaroi që ka edhe 3 vite kontratë me verdhezinjtë, dhe më pas edhe drejtori sportiv Kehl mohoi zërat për një largim të mundshëm, ka ardhur edhe vula përfundimtare.

23:41
Conference League/ Shkëndija e mbyll me Europën, Drita largohet me kokën lart, kalon Prishtina

Zhgënjen Shkëndija e Tetovës, që ndryshe nga sa na kishte mësuar në edicionet e fundit, këtë herë humbi të katër ndeshjet e luajtura në Europë dhe për më tepër, nuk arriti të shënojë asnjë gol të vetëm.

23:23
Sadiku rikthehet në Spanjë, firmos për një sezon me Las Palmasin

Vetëm një ditë pasi prishi me marrëveshje kontratën me bolivianët e Bolivar, Armando Sadiku ka gjetur menjëherë klubin ku do të vijojë karrierën. Sulmuesi nga Elbasani është rikthyer në Segunda Division të Spanjës, pasi ka firmosur për një sezon me klubin e Las Palmasit.

23:03
Laçi e vetmja e kualifikuar, mbyll aventurën europiane Vllaznia dhe Partizani

Lasci nuk ndalet dhe nuk zhgënjen me pritshmëritë që ishin pas fitores 1-0 ndaj skuadrës rumune në “Elbasan Arena”.

22:56
“Pse e le të ikte?”, Jasminës nuk i ndahet pyetja për Andin: Nuk ka qenë kurrë i imi!

Historia e Jasminës dhe Andit ishte ndër më të përfolurat në “Për’Puthen”.