E hënë, 27 Shtator 2021
12:41
Pas vendosjes së reciprocitetit, administrohen mbi 10 mijë targa të përkohshme

Që nga 20 shtatori Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për targat. E nga 20 deri më 26 shtator janë administruar 10 mijë e 110 targa të përkohshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

12:36
Merrte para nga lejet e ndërtimit në Berat, SPAK kërkon 3 vite burg për ish kreun e Kadastrës Ervin Nelaj

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 3 vite burg për ish kreun e Kadastrës Berat Ervin Nelaj, i arrestuar në Shkurt të këtij viti për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.

12:32
S’ka Angela 2! CDU humbet zgjedhjet në Gjermani, kush e krijon qeverinë?

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani përmbysin bllokun CDU/CSU të kancelares Angela Merkel, për t’i dhënë një fitore të ngushtë socialdemokratëve dhe kandidatit të tyre, Olaf Scholz. SPD-ja ka siguruar 25.7% të votave, duke shtyrë në vend të dytë konservatorët e Merkelit me 24.1%.

12:27
Kryeministri Rama takohet me kryetarin e LDK-së

Kryeministri, Edi Rama është takuar edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

12:26
Vizita në Kosovë/ Ja si pritet në takim kryeministri Edi Rama nga kreu i PDK

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në takim nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Kransiqi.

12:21
Tiranë/ Arrestohen pesë persona, ja pse akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona për vepra të ndryshme penale. Dy persona janë arrestuar pasi gjatë kontrollit në mjet dhe kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

12:21
Olaf Scholz, njeriu i ndershëm që “ringjalli” SPD për të marrë frerët e Gjermanisë

Olaf Scholz arriti të bënte atë që në Gjermani shumë e konsideronin të pamundur: të ringjallte nga “vdekja” socialdemokratët e dorëzuar në pluhurosjen e tyre.

12:16
OSHEE njofton: Nesër pritet ndërprerja e energjisë në disa zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në vijim të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, në datat 27-30 shtator do të kryhen punime në NST Valias.

11:59
Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset 61-vjeçari

Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme, pasi motori që po drejtonte është përplasur më një mjet tip “Citroen”, në Vlorë.

11:57
Tërmeti në Kretë/ Rritet numri i të plagosurve, mbi 1000 shtëpi shpallen të pabanueshme

Tërmeti i fortë, me magnitudë 6 i shkallës Rihter, që goditi mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës në Greqi i mori jetën një 58-vjeçar, ndërsa numri i personave të plagosur deri tani raportohet 11.

11:52
Dhunë në familje, plagosje me dashje e të dehur në timon, arrestohen 5 persona në Durrës

5 persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.

11:43
Rama komenton situatën në veri të Kosovës: Avionët vijnë vërdallë për ushqim propagandistik në Serbi. Fqinjin nuk e zgjedh, por…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Prishtina situatën në veriun e Kosovës. Prej një jave kufiri me Serbinë, në bërnjak dhe Jerinë është bllokuar për shkak të reciprocitetit të targave.

11:42
Lindje Perëndim/ Rikthehet fantazma e konfliktit në Kosovë, loja “e pistë në hije” e Beogradit

Paqja, duhet të jetë më shumë sesa mungesa e luftës, thotë Inger Skjelsbæk e Institutit Kërkimor të Paqes në Oslo të Norvegjisë.

11:38
“Ballkani i Hapur”/ Rama: ‘Vëllai i vogël nuk më dëgjon!’ Kosova e ka të nxehtë plagën, por luftën e ka fituar  

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për media që pati me homologun e tij kosovar, në Prishtinë, Albin Kurti, nuk ka pa folur edhe për nismën “Ballkani i Hapur”.

11:24
“Për 1 orë e gjysmë nuk folëm ne, por ministrat”/ Rama korrigjon Kurtin: Këta do thonë që ne nuk flasim…

Në përfundim të konferencës për shtyp, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar se në takimin me Edi Ramën ishin të pranishëm edhe ministra të qeverisë së Shqipërisë e Kosovës.

11:23
Vrasja e mësueses angleze në Londër, arrestohet shqiptari (Emri)

Top Channel ka mësuar detaje të reja nga vrasja e një mësueseje në një park në Londër.

11:20
Situata në veri të Kosovës/ Kurti: Jemi të hapur për bisedime nga BE!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se Kosova është e gatshme për bisedime me ndërmjetësimin e BE-së, në mënyrë që të zgjidhet situata në veri, në kufirin Bërnjak dhe Jerinë. Sipas tij bisedimet janë refuzuar nga Beogradi.

11:11
“Nuk ja vlen të kemi targa të përkohshme”/ Kurti tregon ofertën për Serbinë, flet edhe për qëllimin e njësisë speciale të Kosovës në kufi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar qëllimin e njësisë speciale të Kosovës në pikën kufitare duke thënë se janë aty për të mbrojtur policët kufitarë.

11:06
Ka biseduar me Vuçiç për situatën në kufi? Rama: E drejta është me Kosovën! Vllaut tim në Serbi i them…

Pas situatës së tensionuar të krijuar në veri të Kosovës në kufi me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinë, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka diskutuar me Presidentin Aleksandar Vuçiç sepse në këtë situatë Kosova është në të drejtën e saj.

11:06
Lëvizte me emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Orikum

Një shtetas u kap me 2 emigrantë të paligjshëm në mjetin e tij tip “Ford” në zonën e Orikumit.

11:00
Rama zbulon detaje nga biseda për “Ballkanin e Hapur”: Jam i bindur se është rruga jonë e përbashkët, kemi mosdakordësi me Kurtin por…

Në konferencën për shtyp, Kryeministri Edi Rama i referohej situatës në veri duke thënë se është më i bindur se kurrë që Ballkani i Hapur është zgjidhja për të mirën e përbashkët.

10:54
Integrimi/ Rama: Shqipëria dhe Kosova i kanë bërë detyrat! BE nuk po mban fjalët që jep

Kryeministri Edi Rama nga Kosova nuk la pa përmendur integrimin europian, duke theksuar se BE nuk është duke i mbajtur fjalët që jep.

10:49
“Manovra teatrale në veri”/ Rama mbështet Kosovën: Serbia nuk ka të drejtë ta bëjë “mizën buall”! Të zbatojë marrëveshjen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë në një konferencë për shtyp me homologun Albin Kurti, qeverisë të së cilit i dha plotësisht të drejtë për reciprocitetin e targave dhe bëri thirrje për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë.

10:42
Konferenca e përbashkët me Ramën/ Albin Kurti tregon çfarë kanë biseduar: Ramë dakord që…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët, në Prishtinë.

10:30
Shënoi pas 336 ditësh, sulmuesi meksikan premton të mos ndalet më

Sulmuesi meksikan Raul Jimenez u rikthye te goli pas plot 336 ditësh dhe e bëri këtë në transfertën ndaj Southamptonit, teksa pasi i shpëtoi mbulimit të mbrojtësve vendas, dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë tre pikët skuadrës së Wolves.

10:19
Zbuloi publikisht se është gay, shoku i ngushtë hakmerret ndaj Teas

Ditën e shtunë në emisionin Goca dhe Gra, Tea Trifoni zbuloi se djali me të cilin është përfolur më herët për një lidhje është në fakt gej.

10:17
Rrëfimi i biznesmenit Pecorelli: Më ndihmoi prifti të inskenoja vdekjen, makina duhet të binte në humnerë

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli ka dhënë një intervistë duke shpjeguar se si inskenoi vdekjen e tij dhe u shfaq pas 8 muajsh pranë një ishulli në Monte Cristo.

10:10
Adriana Matoshit i shkon policia në shtëpi, për çfarë është ankuar fqinja

Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosja, Adriana Matoshi është përfshirë në një zënkë me fqinjën e saj. Shkak për këtë është bërë pikërisht qeni i Adrianës.

10:06
Nisja e mësimit/ Basha mesazh urues për nxënësit: Edhe ky vit do jetë sfidues, kujdesi nuk duhet të mungojë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë nxënësit në mbarë vendin që sot nisin zytrtarisht procesin mësimor, ndonëse nën diktatin e pandemisë së covid-19.

09:57
Pamje të frikshme nga tërmeti në Kretë/ Një 58-vjeçar humb jetën, një shqiptar i plagosur rëndë nga shembja e kishës. Dëmet materiale të shumta

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës, në Greqi, paraditen e sotme, rreth orës 09:17. Mësohet se tërmeti me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter është regjistruar në thellësi vetëm 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios.

09:55
Tensioni në veri, mesazhi i Vuçiç: Në rast konflikti në Kosovë, do t’i japim NATO-s 24 orë kohë të reagojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar për tensionin në veri të Kosovës duke thënë se nuk do të fusin trupat serbë pasi presin që gjithçka të zgjidhet në mënyrë paqësore.

09:41
Erdogani poston foton duke lexuar gazetën, vëmendjen e merr macja që rri ulur në prehrin e tij

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka publikuar një foto teksa shihet që lexon një gazetë.

09:39
Mirditë/ Arrestohet 52-vjeçari, kishte kultivuar bimë narkotike në fshat. Ja çfarë iu gjet në banesë

Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Mirditës për kultivim të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje.

09:30
Dita e parë e shkollës/ Veliaj letër urimi për çdo nxënës: Jeni bashkudhëtarët tanë

Ashtu sikurse e ka kthyer në traditë të përvitshme tashmë, si cdo fillim viti shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka uruar përmes një letre publike cdo fëmijë që ulet sot në bankat shkollore. Përmes kësaj letre mjaft të vecantë, kryebashkiaku i Tiranës inkurajon nxënësit për një vit të suksesshëm mësimor, ndërsa ndan me ta dhe disa prej sfidave dhe arritjeve.

09:26
Patos/ Shkolla u prish nga tërmeti, prindërit refuzojnë të transferojnë fëmijët në një institucion tjetër

Ndërsa sot nis zyrtarisht procesi mësimor për shkollat publike, prindërit e 35 nxënësve të arsimit fillor në fshatin Grizë, në Patos kanë ngritur zërin.

09:11
Rama mbërrin në Kosovë, zbaton pjesërisht masat anti-covid! Mban një maskë, por u jep dorën zyrtarëve kosovarë. Shihni ç’bën Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë dhe aktualisht në Prishtinë është duke u mbajtur ceremonia zyrtare. Sikurse shihet edhe nga pamjet ceremonia po zhillohet duke respektuar disa nga masat anti-covid.

08:51
Nisja e vitit të ri shkollor/ Rama uron nxënësit: Mbarësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për të gjithë nxënësit e shkollave publike që nisin sot zyrtarisht procesin mësimor.

08:39
Viti i ri shkollor/ Ina Zhupa: Keqmenaxhimi rëndon mbi mësuesit dhe nxënësit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një shënimi në facebook ka reaguar për nisjen e vitit të ri shkollor dhe masat që janë marrë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

08:27
Edhe një tjetër vit shkollor nën ‘ethet’ e pandemisë/ Mësim me maskë, turne dhe orë të reduktuara!

Ditën e sotme nis zyrtarisht procesi mësimor për të gjithë nxënësit e shkollave jo publike në vendin tonë. Ky është i treti vit radhazi që nxënësit janë të detyruar që të zhvillojnë mësim me kushte, për shkak të pandemisë së covid-19.

08:17
SPD mund partinë e Merkelit me rezultat të ngushtë

Partia Social-Demokrate (SPD) e qendrës së majtë, ka fituar zgjedhjet federale në Gjermani, duke mposhtur partinë e kancelares në shkuarje, Angela Merkel, sipas rezultateve preliminare. SPD ka siguruar 25.7 për qind të votave, derisa blloku konservator i Merkelit, Demokrisian/Kristian-Social (CDU/CSU), ka siguruar 24.1 për qind.

08:13
Fillimi i vitit të ri shkollor/ Nikolla: Do të bëjmë më të mirën që në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes

Sot ka nisur procesi mësimor edhe për nxënësit e shkollave publike në vendin tonë. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor nxënësit janë përshëndetur edhe nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

07:42
Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe temperatura deri në 32 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të me diell në të gjithë territorin.

E diel, 26 Shtator 2021
23:00
Çfarë është një dhimbje koke e stresit dhe si ta shmangim atë?

Migrena është një gjendje neurologjike, më së shpeshti e trashëguar gjenetikisht pa një shkak të veçantë, por disa faktorë të jashtëm mund të nxisin zhvillimin e saj dhe të rezultojnë në dhimbjen që vuani.

22:47
​Osmani: Referendumi i vitit 1991, ishte hapi paraprijës i 17 shkurtit 2008

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot 30-vjetorin e referendumit për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se ishte hapi përmbajtësor dhe paraprijës i 17 shkurtit 2008.

22:35
Brdaric: Goli në të 88-tën dhemb, ndeshja e barabartë

Keqardhje për dy pikë të lëna, por edhe i kënaqur në njëfarë mënyrë që Vllaznia u shfaq në një nivel të lartë përballë një ekipi të fortë, si Partizanit.

22:25
SHBA/ Po punojmë që të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

Shtetet e Bashkuara po punojnë që të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

22:10
Limaj: Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë pasur kurrë më të këqija marrëdhëniet reciproke

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, një ditë para vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Prishtinë.

21:58
Partizani ndan pikët më Vllazninë, golit të Da Silvës i përgjigjet Rrapaj

Partizani dhe Vllaznia ndanë pikët në kryendeshjen e javës së tretë të Abissnet Superiores në një 90-minutësh shumë të luftuar, ku shkodranët flirtuan me fitoren, ndërsa të kuqtë djersitën shumë për të shmangur humbjen.

21:47
Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz dhe partinë Socialdemokrate për rezultatin në zgjedhjet e sotme

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

21:46
Kosovë/ Nga nesër hyrja në lokale vetëm me certifikatë vaksinimi apo test negativ

Nga dita e hënë, sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik.

21:40
Dy shkolla dhe një konvikt i rilindur/Rama: Po punohet me orë të zgjatura për në godinat që shkatërroi tërmeti

Kryeministri Edi Rama, me anë të një shënimi në facebook ka treguar se janë rindërtuar dy shkolla, më konkretisht “Selman Daci” në Bubq dhe “Arif Halil Sulaj” në Mamurras.

21:25
Do të ngresh një bujtinë, fermë apo biznes në fshat? Veliaj prezanton nismën fantastike për gratë dhe vajzat e Tiranës

Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit vjen me projektin e radhës për fuqizmin e zonjave në zonat rurale që nis nga fshatrat e Tiranës dhe do të shtrihet edhe në komunat e tjera në rajon, pjesë të Unionit.

21:24
Dalin rezultatet paraprake të sondazheve në Gjermani/ A do të ndryshojë pushteti?

Sondazhet e para pas mbylljes së procesit të votimit në Gjermani, shpallin fituese të zgjedhjeve partinë socialdemokrate, duke dhënë shenja të ndryshimit të pushtetit. Deri më tani, Partia Socialdemokrate ka marrë kryesimin me 25.5 % të votave, ndërsa partia e Angela Merkelit CDU/CSU me 24.5%.

20:53
Covid-19, mbi 500 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës në Kosovë

Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

20:51
Bajrami shënon sërish për Empolin në fitoren ndaj Bolognas

Nedim Bajrami, mesfushori shqiptar që luan në radhët e Empolit bëhet sërish protagonist me skuadrën italiane.

20:10
Në derbin e Londrës festojnë “Topçinjtë”, “Spurs”-at kapitullojnë brenda 34 minutave

Arsenali i bën tri fitore radhazi në Premier League, duke bërë të harrohet ecuria negative e fillimsezonit me tri disfata të njëpasnjëshme. Suksesi i fundit i “Topçinjve” merr edhe më shumë vlerë për faktin se erdhi në derbi, kundër Tottenhamit, madje me rezultat të thellë 3-1 dhe me lojë bindëse.

19:58
Po vjen ‘Big Brother Vip’/ Shtëpia ku do hyjnë të famshmit është gati

Shtëpia e më e famshme në Shqipëri po bëhet gati të rihapë dyert për banorët e rinj. Ndryshe nga reality show-t e suksesshëm të këtij formati në Top Channel, ku hynin të panjohur e dilnin të famshëm, kësaj here banorët do të jenë vetë vipa ndaj misteri dhe kurioziteti për  Big Brother Vip është më i madh se kurrë.

19:56
Ekspozita “Nana”/ Punime që kanë nisur të krijohen nga vitet ‘80

Tema e Amësisë ka prezantuar ndjenjën e dashurisë së thellë, lidhjen e pazgjidhshme dhe hyjnore që lidh nënën me fëmijën, duke mbetur një nga temat më të bukura dhe më tërheqëse në historinë e Artit.

19:54
Kampioni special i arteve marciale/ Safet Plangaj sportit me aftësi të kufizuar mori medaljen e artë

Safet Plangaj, i riu nga Shkodra u shpall kampion, ne kampionatin e Pare Ndërkombëtar të Submission Grappling, qe u organizua nga Federata Shqiptare e Arteve Marciale.  Në kushte jo të barabartë me te tjerët, pasi ai është më aftësi të kufizuara, arriti të fitojë dy ndeshje dhe medaljen e arte.

19:52
Nga Italia në Divjakë/ Yen nga Vietnami përshkon Europën mbi biçikletë

Yen, me origjinë nga Vietnami është një turiste e veçantë në Shqipëri. Pasi i ka hipur avionit në Londër së bashku me biçikletën e saj, ajo ka zbritur në Piza dhe ka përshkruar plot 3 mijë km për të arritur deri në Divjakë.  Në qytetin e Divjakës menjëherë tërheq vëmendje fakti që ajo është e vetme në këtë udhëtim, por Jen thotë se është mikpritur nga të gjithë:

19:51
Plazhi vazhdon…/Lirë dhe qetë në breg të Adriatikut në Durrës

Vjeshta është koha ideale për ata që duan të pushojnë në qetësi. Shumë i janë kthyer punës dhe fëmijët shkollës, ndaj plazhet e Durrësit janë më të qeta.

19:50
Stop vrasjes së grave/ Greqia ngrihet në protesta, kërkohet përfshirja e “femicidit” në kod penal

Duke mbajtur pankarta  në duar dhjetëra aktiviste për të drejtat e grave kane protestuar para parlamentit grek ne Athine ndaj rritjes se fenomenit te femicidit dhe dhunes ndaj grave.

19:48
Humb jetën duke shuar zjarrin, flakët kishin rënë në pronën e 59-vjeçarit në Kavajë

Një 59-vjeçar nga fshati Sterbeg i Kavajës humbi jetën në luftë me zjarrin që po përparonte në ullishten e tij. Së bashku me bashkëfshatarë të tjerë, Ruç Peza ka nxituar pasdrekën e së dielës që të shuajë zjarrin që kishte rënë në tokën e tij dhe tokat përreth. Një nga bashkëfshatarët tregon ngjarjen dhe si e gjeti pa puls 59-vjeçarin Peza.

19:45
Dokumentet e udhëtimit pa vaksinë/ Paqartësi për marrjen e vërtetimit të kalimit të covid-19

Nëse do të udhëtoni jashtë dhe në vend të kartelës së vaksinimit kërkohet një dokument që vërteton se e keni kaluar covid përveç tamponit, apo të tjerë të cilët duhet të justifikojnë ditët e qëndrimit në shtëpi, qytetarët e kanë të paqartë ku të drejtohen.

19:41
Pesticide pa limit/ Makutëria e tregtarëve dhe padituria e fermerit bombardon me helme konsumatorin

Përdorimi i pesticideve në bujqësi është një e keqe e domosdoshme për të ruajtur prodhimin bujqësor. Nuk është gjithnjë faji i fermerëve që frutat dhe perimet mbingarkohen me pesticide të rrezikshme.

19:38
Llalla jashtë, por kërkohet këtu/ SPAK nuk e ka urdhëruar ende Interpolin për kërkim ndërkombëtar

SPAK nuk e ka urdhëruar  ende Interpolin që të shpallë në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i dënuar fajtor gjatë javës me dy vite burgim.

19:34
Peticion kundër mësimit me turne/ Nisma e prindërve dhe nxënësve  me firmosjen online

27 shtatori do të jetë nesër dita e parë e vitit të ri shkollor, ku mësimi do të zhvillohet me orë të shkurtuara dhe me turne në shkollat ku numri i nxënësve është i madh.

19:32
Jo mësues të pavaksinuar në shkolla/ Ministria e Arsimit: të zëvendësohen ata që nuk sjellin tamponin negativ

Mësuesit e pavaksinuar nuk do të zhvillojnë mësim ditën e hënë nëse nuk paraqesin tamponin negativ, deklaroi zyrtarisht Ministria e Arsimit për Top Channel, ndërsa drejtoria e shkollës duhet të marr masat për zëvendësimin e orëve të mësimit me një mësues tjetër. Më tej Ministria sqaron se në mënyrë kategorike nuk do të ketë mësim online për këto raste.

18:48
Konspiracionisti Cako: Soros ka projektuar shkatërrimin e Amerikës! Mund të zhduket edhe gjuha shqipe

Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në rubrikën ‘Rrethi Katror’ në ‘E Diell’ ka ngritur alarmin se ndikimi i George Soros në botë është aq i madh, sa sipas tij, ai ka projektuar edhe shkatërrimin e Amerikës.

18:34
Koronavirusi/ Maqedonia Veriore nesër nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës

Të hënën fillon dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër covid-19 në Maqedoninë Veriore.

18:24
Vlorë/ Takim bamirësie në ndihmë të fëmijëve të Shtëpisë së foshnjës

Në kuadër të takimeve miqësore që ekipi i Veteranëve të Flamurtarit zhvillon, sot u organizua një takim bamirësie në ndihmë të fëmijëve të Shtëpisë së foshnjës Vlorë. Ndeshja u zhvillua midis veteranëve të ekipit të flamurtarit të viteve 80-90 dhe veteranëve të OAK PARK Cikago.

18:15
Kryeministri Rama nesër në vizitë zyrtare në Kosovë, zbardhet axhenda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të qëndrojë nesër për një vizitë njëditore në Kosovë, duke mbajtur kështu premtimin që i bëri homologut të tij kosovar Albin Kurtit.

18:10
Genta Ismajli shtatzënë? Përgjigjet Big Mama!

Kohët e fundit në mediat rozë është përfolur se këngëtarja e njohur kosovare Genta Ismajli është shtatzënë për herë të parë.

18:03
Indi/ Uragani Gulab po afrohet, mijëra njerëz evakuohen nga shtëpitë e tyre

Ndërsa Uragani Gulab pritet të mbërrijë sonte në brgun lindor dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar në tre shtete indiane. Cikloni, me shpejtësi deri në 95 km/h, pritet të arrijë në bregdetin midis shteteve të Odisha dhe Andhra Pradesh, sipas Shërbimit Meteorologjik të Indisë.

17:43
Fernandes nuk trembet nga gabimi: Gati të gjuaj sërish penallti

Bruno Fernandes shpërdoroi një mundësi “të artë” për të shmangur humbjen e Manchester United ndaj Aston Villës në “Old Trafford”, pasi dërgoi mbi traversë topin e gjuajtur nga pika e penalltisë, duke bërë që “djajtë e kuq” të dilnin me zero pikë nga kjo sfidë.

17:36
Gjermani/ Pjesëmarrja e qytetarëve në votim është më e lartë se në vitin 2017

Të dhënat e para të shpallura nga Zyra Qendrore Zgjedhore në Gjermani tregojnë një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve gjermanë në zgjedhjet parlamentare. Sipas llogaritjeve deri pak momente më parë, ka pjesëmarrje më të lartë të votuesve sesa në zgjedhjet e mëparshme, në 2017, kur votuan 76.2% e përfituesve.

17:33
“Si 11 shtatori!”/ Tmerrohen banorët në Australi, avioni mbi qiellgërvishtëse

Banorët e Brisbane u tmerruan nga pamja e një avioni transportues C-17 i cili fluturoi mes qiellgërvishëseve në qytetin e Brisbane.

17:26
11 të vdekur nga COVID në 24 orë/ 539 raste të reja, 30 qytetarë në gjendje të rëndë në spital

Dita e sotme ka shënuar numrin më të madh të të vdekurve në 24 orë në vendin tonë që prej shfaqjes së COVID.

17:22
Lajm i mirë/ Shumica e pacientëve me kancer reagojnë mirë ndaj vaksinave kundër koronavirusit

Njerëzit me kancer kanë përgjigje imune adekuate, mbrojtëse ndaj vaksinave anti-covid-19 pa pasur më shumë efekte anësore sesa popullata e përgjithshme, thanë pesë ekipe të veçanta shkencore në një takim onkologjik evropian këtë javë.

17:21
SHBA/ 646 të vdekur nga COVID në vetëm 24 orë

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 687.752, prej të cilëve 646 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

17:09
Kosovë/ Kapen emigrantët e paligjshëm në ‘Audin A5’, njëri prej tyre gjendet i kërrusur në bagazh

Policia kosovare ka bërë të mundur ndalimin e gjashtë emigrantëve të paligjshëm, mes tyre dy fëmijë, të cilët ishin marrë nga një 34-vjeçar me “Audi A5”. I arrestuari është shtetasi me iniciale L.N.(1987).

17:04
Tentoi të shuante zjarrin në tokën e tij, ndërron jetë nga asfiksimi 59-vjeçari në Kavajë (EMRI)

Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë në në fshatin Sterbeg të Kavajës, pasi është asfiksuar duke tentuar të shuajë zjarrin në tokën e tij.

17:00
Vullkani “fal” shtëpinë e pensionistëve: E paprekur nga llava, të tjerat u shkatërruan!

Një skenë e pazakontë mbërriti nga ishujt Kanarie, ku vullkani i Cumbre Vieja vazhdon të nxjerrë llavë e tym prej ditësh. Një det llave mbuloi zonën rreth e rrotull vullkanit në La Palma, por një shtëpi e vetme aty ka mbetur e paprekur edhe pse të tjerat rrotull saj janë shkatërruar.

16:50
Erdogan sfidon SHBA-në: Do blejmë të tjera raketa ruse!

Vetëm dy ditë pasi paralajmëroi përplasje me SHBA-në, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan la të kuptohet se po e shqyrton mundësinë e blerjes së sistemeve të tjera anti-raketore ruse, një lëvizje kjo që qartazi kërcënon të tensionojë akoma edhe më shumë raportet me Uashingtonin.

16:45
 Kina krijon “tmerrin” hipersonik: “Zhyt botën në errësirë me një shpërthim kimik”!

Shkencëtarët kinezë po zhvillojnë një raketë hipersonike të krijuar me qëllimin të gjenerojë një impuls të fuqishëm elektromagnetik, i cili mund të shkatërrojë linjat e komunikimit dhe të energjisë elektrike duke zhytur brenda pak sekondash rajone të tëra në errësirë.

16:44
Gjermania reagon për situatën në Jarinjë e Bërnjak- Kurti “bashkohet” me opozitën!

Gjermania kërkoi zgjidhje në Jarinjë e Bërnjak përmes dialogut. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde i bëri thirrje Prishtinës e Beogradit të ulin tensionet e të gjejnë gjuhën e përbashkët.

16:40
Masakra serbe ndaj familjes Deliu/ Osmani: Ekzekutorët duhet të dalin para drejtësisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar sot 23 anëtarët e familjes Deliu në 23-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.

16:37
Maqedoni e Veriut, 326 raste dhe 17 viktima nga COVID gjatë 24 orëve

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 326 raste të tjera me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 189.887.

16:33
Nasri njofton tërheqjen: Pezullimi ndryshoi raportin tim me futbollin

Samir Nasri tërhiqet zyrtarisht nga futbolli i luajtur. Mesfushori 34-vjeçar francez kishte mbetur pa ekip, pas një eksperience te Anderlecht gjatë vitit të kaluar dhe vendosi të “varë këpucët në gozhdë”, teksa lajmin e dha vetë në një intervistë për mediat e vendit të tij.

16:30
Britani/ U gjet e pajetë në mes të pemëve, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së mësueses 28-vjeçare

Policia britanike ka arrestuar një burrë të dyshuar për vrasjen e vajzës me profesion mësuese, Sabina Nisa. 28-vjeçarja u gjet e pajetë javën e kaluar në një park të Londrës.

16:20
Talebanët kërkojnë rifillimin e fluturimeve ndërkombëtare në aeroportin e Kabulit

Qeveria talebane në Afganistan bëri thirrje, sot, për rifillimin e fluturimeve ndërkombëtare, duke premtuar bashkëpunim të plotë me linjat ajrore dhe duke siguruar që problemet në aeroportin e Kabulit janë zgjidhur.

16:12
Prag-tragjedie në Athinë/ Avionit i nxehen frenat pilotët kërkojnë ndihmë

Autoritetet e aeroportit të Athinës u vunë në gjendje alarmi pas kërkesës për ndihmë të pilotëve të një avioni me 284 pasagjerë në bord.

16:06
Situata në veri të Kosovës/ Borrell kërkon tërheqjen e njësive speciale dhe largimin e pengesave në kufi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, duke komentuar situatën në veri, ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet ta qetësojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke larguar pengesat në rrugë.

16:02
Kosovë/ Në 24 orët e fundit 5 humbje jete dhe 77 raste të reja nga covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19.

15:56
Pronari jeton prej vitesh në Angli/ Fëmijët gjejnë 2 pushkë në banesën e tij (Pamjet)

Disa fëmijë të mitur kanë gjetur armë të tipit model 56, kalibër 7.62 mm në një banesë të mbyllur në Pogradec pronari i së cilës jeton prej vitesh në Angli.

15:39
Kryebashkiaku Veliaj i dorëzon medaljen e mirënjohjes së Tiranës sizmologut Shyqyri Aliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti profesorin e mirënjohur Shyqyri Aliaj, i cili ka drejtuar për vite me radhë Institutin e Sizmiologjisë. Veliaj i dorëzoi medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës, për një kontribut të jashtëzakonshëm në sizmologji, sidomos gjatë tërmeteve të 2019-ës.

15:25
Plagosje me armë në Theth/  47-vjeçari në spital, autori ia mbath

Një person është plagosur me armë zjarri në Theth të Shkodrës.

15:23
Deri në 180 km/h në Baypass-in e Fierit/ Ndëshkohen 29 shoferë gjatë 48 orëve

29 shoferë janë ndëshkuar gjatë 48 orëve të fundit në Baypass-in e Fierit për thyerje të rregullave rrugore.

15:05
1.700.000 vaksinime të kryera deri më tani në vend, Rama: Vaksinohu sot, mbro shëndetin!

Kryeministri Edi Rama sërish ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen në vend.

14:59
Shkodër/Vihet në pranga 33-vjeçari, me armë zjarri dhe lëndë narkotike

Një 33-vjeçar që mbante kallashnikov dhe kanabis me vete në Shkodër është arrestuar.