Vendi ynë do të përfshihet nga temperatura të ulëta dhe ngrica këtë të hënë.

Sipas MeteoAlb bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë me kthjellime dhe ngrica, por vranësira më të shpeshta dhe temperatura ekstremisht të ulëta do kenë zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por ulen ndjeshëm edhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 7°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

Sa i përket rajonit dhe Europës,  brigjet e Detit të Zi, Europa Qendrore dhe ajo Lindore mbeten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore, gjithashtu temperaturat ekstremisht të ulëta do të sjellin ngrica dhe mot të acartë.

Ndryshe paraqitet situata për Rajonin e Mesdheut dhe Europën Veriore ku moti i kthjellët dhe temperaturat e ulëta do jenë dominuese.

Top Channel