Situata me temperatura të ftohta në vend pritet të normalizohet pas ditës së mërkurë.

Sipas meteorologëve, pritet që temperaturat në zonat malore të shkojnë në 7 gradë C.

Vermoshi, skaji më verior i Shqipërisë ka shënuar – 23 gradë C këtë të hënë.

Problematika ka pasur me akset drejt Kelmendit, Fushë Arrëz, ndërsa drejtuesit e bashkive u kanë bërë thirrje qytetarëve që makinat të jenë të pajisura me zinxhirë.

Gjatë mbrëmjes së kaluar situata ka qenë e vështirë e sidomos në Vermosh për shkak të borës. Në Theth termometri ka shënuar minus 18 gradë C.

Temperatura nën zero kanë përfshirë edhe kryeqytetin, ndërsa pritet që të ulen edhe më shumë gjatë natës.

Top Channel