Një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Bledar Muca u vra mbrëmjen e së shtunës në Antwerp, Belgjikë. Autori i vrasjes, së bashku me bashkëpunëtorët janë ende në arrati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe viktima u qëllua teksa lëvizte në autostradë dhe vdiq në vend. Pista ku po heton policia është për larje hesapesh.

Bledar Muça është emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe rezulton i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet ai njihet për lidhjet e ngushta me fisin Çapja, ndërsa konsiderohej si “krahu i djathtë” i Ardjan dhe Florenc Çapjas.

Kujtojmë se më 3 shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur edhe Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë. Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë pre e tyre.

Top Channel