Rrëmbyen 31-vjeçarin dhe e mbajtën peng se u kishte borxh, arrestohet një nga autorët, në kërkim dy të tjerë

24/01/2022 11:35

Një 31-vjeçar është rrëmbyer nga tre shtetas në zonën e Plazhit në Durrës, të cilët më pas e kanë mbajtur peng, me pretendimin se ku kishte borxh një shumë parash.

Policia njofton se ka arrestuar si autor të dyshuar të krimit, 39-vjeçarin me iniciale D. A., 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Këta shtetas, ndër të tjera, i kanë vjedhur 31-vjeçarit celularin që kishte me vete.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë nga Prokuroria e Durrësit.

Top Channel