Dj Dagz flet pas eleminimit nga BBV: Më pëlqejnë gjërat që më sfidojnë, ndaj e dua Einxhel

23/01/2022 12:59

Dj Dagz ka folur për herët të parë në ‘Fun Club’ pasi doli nga shtëpia e Big Brother Vip.

Ai tha se pasi ka dalë nuk është marrë me ndonjë gjë , përveç takimit me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Dagz: Kam ndenjur me njerëzit e mi pasi dola, familjarët , shoqëria , nuk jam marrë me shumë gjëra se kam pas nevojë të rri me njerëz që i du.
Unë nuk kam luajtur asnjë moment, u futa për një eksperiencë që dua ta mbaj mend. Nuk më ka interesuar të luajë me dobësitë e tyre. Është e vështirë të rrish brenda që i sheh disa gabime dhe të mos reagosh.

Dagz shpjegoi edhe arsyen pse u rifut në BB VIP pasi u eleminua së bashku me PM: Kam pas shumë arsye pse të rrija dhe të mos rrija, me PM jemi dyshe që e duam njëri tjetrin pa asnjë interes, prandaj dhe hymë bashkë, si shok dhe si vëlla. Një prej arsyeve ishte se kush do të fitonte çmimi ishte i të dyve, për atë qëllimin që ne e kemi thënë. PM më tha vazhdojë lojën, kjo më dha zemër. Big Brother më ka dhënë një super mundësi dhe nuk mund të mos e vlerësoja . Çështja kryesore edhe Einxhel. Që e dija e kisha përshtypjen që edhe ajo kishte ndjenjë, prandaj e vlerësova dhe i shkova pas.Mua më pëlqejnë gjërat që më sfidojnë dhe nuk i arrij lehtë, dhe Einxhel është e tillë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel