Reshje të dendura bore, disa rrugë të bllokuara në Athinë! Situatë e vështirë në ishujt e Egjeut

24/01/2022 08:37

Athina është mbuluar nga reshje të dendura dëbore këtë të hënë. Për momentin nuk vihen re probleme të mëdha.

Në zonat veriore periferike të kryeqytetit të vendit disa rrugë janë bllokuar, ndërsa aksi Athinë -Selanik për momentin është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Me urdhër të Ministrisë së Arsimit, shkollat do të jenë të mbyllura për 48 orë,ndërsa i gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në gatishmëri ndërsa mbrojtja civile ka bërë apel qytetarëve të kryejnë vetëm lëvizjet e domosdoshme.

Situata është e vështirë në ishujt e Egjeut, ku trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm.

Top Channel