Zbulohen dy sfinksë gjigantë: Misteri në “Tempullin e humbur të miliona viteve”! 

24/01/2022 13:53

Surprizat nga Egjipti duket nuk kanë të reshtur. Arkeologët zbuluan së fundi dy statuja gjigante sfinksi gjatë restaurimit të tempullit të lashtë të faraonit Amenhotep III, i cili sundoi rreth 3300 vjet më parë, kur vendi ishte i pasur me ar e njohu një periudhë paqeje, prosperiteti dhe fuqie ndërkombëtare në rritje.

Statujat e rralla prej guri gëlqeror, të zbuluara nga një grup egjipatjano-gjerman arkeologësh, paraqesin mbretin Amenhotep III në formën e një sfinksi.

Ato ishin të gjysmë të zhytura në ujë brenda tempullit të Luksorit, i njohur dhe si “Tempulli i Miliona viteve”.Ekipi gjeti gjithashtu tre buste graniti të zi të Sekhmet, perëndesha e luftës e lidhur gjithashtu me shërimin. Mbetjet e mureve dhe kolonave ishin zbukuruar me mbishkrime të skenave ceremoniale dhe rituale, tha ministria e turizmit dhe antikitetit.

Dr. Horig Sorosian, kreu i misionit egjiptiano-gjerman, u shpreh se sfinksët tregonin vendndodhjen e një rruge kortezhi që përdorej zakonisht për festat e mëdha.

Pasi statujat iu nënshtruan pastrimit dhe restaurimit, arkeologët gjetën në pjesën e tyre të gjoksit një mbishkrim që thoshte “i dashuri i perëndisë Amun-Ra”, një referim ky ndaj perëndisë së diellit që shpesh përshkruhet si sfinks.

Top Channel