Lagje e re për 13 mijë banorë/ Tek “5 maji”, projekt për të ndërtuar 60 godina të reja

23/01/2022 19:50

“Projekti për lagjen e re të 5 majit përvec godinave të banimit përfshin dhe shërbime, institucione arsimore dhe institucione publike”

Ky projekt do të zhvillohet me disa faza dhe në lagjen e re të 5 majit do të ketë më shumë se 13 mijë banorë. Në banesat e reja do të vendosen të pastrehët nga tërmeti dhe banorët, shtëpitë e të cilëve do të prishen si rrjedhoje e ndërtimit të kësaj lagje. Ata do të marrin dëmshpërblim të plotë përmes shkëmbimit me një banesë në godinat e reja me të njëjta metra2 që kishin.

Deri më tani janë inaguruar dy objektet e para që kanë 100 apartamente. Banorëve që do u prishet shtëpia do të përfitojnë bonusin e qirasë deri në momentin që do të futen në banesat e reja. Në total janë 102 objekte që duhen prishur për të vijuar punën me projektin, 60 prej të cilave tashmë janë prishur.

Top Channel