Andriy Shevchenko duket se nuk do të qëndrojë gjatë pasi së fundmi emri i tij është duke u përfol shumë si trajneri i ri i kombëtares së Polonisë.

Ish-futbollisti i Milan deri para pak kohësh ishte në krye te Genoas në Serinë A, mirëpo dështoi në projektin e tij për të rikthyer kuqeblutë te rezultatet pozitive ndaj përfundoi i shkarkuar.

Megjithatë, në Federatën polake i besojnë aftësive të 45-vjeçarit, i cili në të kaluarën ka pasur eksperiencë në drejtimin e një kombëtare pasi udhëhoqi për pesë vite Ukrainën. Një tjetër aspekt që tërheq Federatën polake drejt Shevchenkos është edhe imazhi i tij, teksa kombëtarja me ukrainasin në stol do të tërhiqte më shumë vëmendja.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse bisedimet do të konkretizohen duke qenë se Polonia kërkon ta emërojë trajnerin e ri më datë 31 janar. Ndërkaq, në rast se Shevchenko nuk bie dakord me kushtet e polakëve atëherë gati është Adam Naëalka, i cili ka rënë dakord për të marrë drejtimin e ekipit.

Top Channel