Zgjedhjet lokale në 6 bashki/ LSI ngre shtabin elektoral për caktimin e kandidatëve

24/01/2022 12:29

Lëizja Socialiste për Integrim njofton se ka ngritur shtabet elektorale për caktimin e kandidatëve për kryebashkiakë në gjashtë bashkitë, ku do të zhvillohet zgjedhjet në 6 mars.

Përmes një njftimi, LSI shkruan se ka nisur punën përsa i përket rolit të saj në zgjedhjet e pjesshme lokale. “Sipas ligjit, LSI ka një rol të rëndësishëm në administrimin zgjedhor, përmes përfaqësuesve të saj në KZAZ, në qendrat e votimit, si dhe në tavolinat e numërimit të votave.

Shtabi Elektoral i LSI-së do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do te përbëht nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive”.

Bashkitë që aktualisht nuk kanë një kryetar janë Durrësi, Shkodra, Dibra, Lushnja, Vora dhe Rrogozhina. Qytetarët e këtyre bashkive do të votojnë në 6 mars, ndërkohë që ende pritet që partitë të dalin me kandidatët e tyre zyrtarisht.

Top Channel