Stuhia e dëborës mbërthen Greqinë, ushtria zbret në terren

24/01/2022 20:29

Situata e vështirë prej reshjeve të dëborës që ka përfshirë gjithë Greqinë ka detyruar qeverinë të nxjerrë në terren ushtrinë për të ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe largimin e mijëra automjeteve të bllokuara në akset e periferisë së Athinës.

Më herët, ministri i emergjencave civile, Kristos Stilianidhis tha se pritet një natë e vështirë në zonën e Atikës, Evias dhe Ishujve të Egjeut.

Gjatë orëve në vazhdim pritet një tjetër stuhi dëbore të prekë Atikën, ndërsa temperaturat do të bien nën zero.

Autoritetet vendosën që nesër të jenë mbyllur të gjitha bizneset e zonave të prekura ndërsa janë vënë në gadishmëri të plotë.

Top Channel