Probleme muskulore për Haaland, njoftim nga klubi i Dortmund: Shpresojmë të kthehet shpejt!

24/01/2022 18:15

Telashe në horizont për Erling Haaland, teksa norvegjezi i Borussia Dortmund vuan nga një problem muskulor.

Së fundmi, edhe klubi gjerman ka dalë me një njoftim mbi gjendjen e sulmuesit teksa theksohet se futbollisti i është nënshtruar vizitave mjekësore të cilat evidentuan problemet muskulore ndërsa nuk bëhet e ditur koha e rikuperimit.

Kjo sepse gjendja e Haaland duhet ndjekur ditë pas dite, ndërsa analizat do të vazhdojnë për të sqaruar të gjithë situatën e 21-vjeçarit.

Problemi i Haaland ka ardhur në ndeshjen me Hoffenheim teksa u zëvendësua në minutën e 63, ndërsa këtë sezon lojtari është shoqëruar nga problemet me dëmtimet duke humbur disa takime. Megjithatë, pavarësisht problemeve, Haaland ia ka dalë të shënojë 16 gola në Bundesligë duke qenë vendimtar në shumë sfida të verdhezinjve.

Top Channel