Shpërthimi me tritol/ Flet Armand Duka: Shpërthimi ishte i madh, nuk dyshoj askund

24/01/2022 23:17

Armand Duka ka folur për mediat pas shpërthimit me eksploziv në portën e jashtme të banesës së tij.

Në një prononcim të shkurtër ai tha se shpërthimi ishte i fuqishëm por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

“Në shtëpi ndodheshin gruaja dhe djali, unë tani erdha. Uroj të jetë ndonjë rastësi. Nuk kemi dëmtime në njerëz sepse porta është larg shtëpisë. Shpërthimi ishte mjaft i madh. Nga kamerat duket një djalë me kapuç që vendos eksplozivin në portë, aty ku hapet e mbyllet porta. Unë nuk kam asnjë dyshim. Këtu ka mjaft policë të zotë dhe besoj nesër do dalë ai që e ka vendos tritolin”- u shpreh Duka.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel