NATO nis trupat në lindje të Europës, fillojnë përgatitjet për konflikt!

24/01/2022 15:34

NATO-ja po nis forca shtesë e po dërgon më shumë anije dhe avionë luftarakë në Europën Lindore, ndërsa Irlanda paralajmëroi se lojërat e reja luftarake ruse në brigjet e saj nuk janë të mirëpritura.

Organizata ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pohoi se eshte duke forcuar praninë e saj “parandaluese” në zonën e Detit Baltik. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia,e cila ka grumbulluar trupa të shumta në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e aleancës sqarohet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në lindje të Europës, ndërsa SHBA dhe Franca nuk e kanë vendosur ende. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.

Njoftimi u bë një kohë kur ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian po përpiqen të tregojnë vendosmërinë në mbështetje të Ukrainës dhe po diskutojnë shqetësimet rreth dallimeve mbi mënyrën më të mirë për t’u përballur me çdo agresion rus. Por i pyetur nëse BE-ja do të ndiqte veprimin e Shteteve të Bashkuara dhe do të urdhëronte familjet e diplomatëve europianë në Ukrainë të largoheshin, shefi i politikës së jashtme të bllokut, Jospeh Borell tha se “nuk do ta bëjnë të njëjtën gjë”.

Ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, u shpreh sakaq se do të informonte homologët e tij se Rusia planifikon të zhvillojë manovra ushtarake rreth 240 kilometra nga bregu jugperëndimor i Irlandës, në ujërat ndërkombëtare, por brenda zonës ekskluzive ekonomike të Irlandës.

Top Channel