UFO duke fluturuar mbi Antarktikë, zbulohen nga Goggle Earth!

24/01/2022 16:11

Google Earth përdoret në mbarë botën për të gjendur në kohë reale vendndodhje në formë tre-dimensionale, por ana tjetër, kjo platforme procesimi të imazheve satelitore ka nxjerrë në pah edhe histori tronditëse.

Një përdorues i Reddit pretendon se gjatë kohës që po përdorte motorin e kërkimit, ka zbuluar një “UFO” që fluturonte. Përdoruesi i identifikuar vetem si Leesoy ndau një foto të një objekti “të paidentifikuar” me pamje shkëmbore, i vendosur në skajin më jugor të kontinentit të bardhë. Si ju duket si UFO, apo si shkëmb, ka shkruar ai në krah të fotos që objektit të cuditëshëm, qe shihet mbi një sfond ngjyrë kafe pranë një zone të pabanuar.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla raportohen në Google Earth. Ka pasur dhe pamje të tjera të disa objekteve të paidentifikuara apo imazhesh të pashpjegueshme. Në muajin dhjetor, një përdorues zbuloi një lloj disku të varrosur në shtresa akulli në Antarktidë. Specialisti i alienëve, sic e paraqet ai veten, Scott C. Waring, ndau asokohe pamjet në rrjetet sociale, duke thene se kishte pikasur atë që e quajti një “disk UFO”.

NASA nuk e ka konfirmuar kete zbulim, megjithatë kjo nuk e pengoi shpërthimin e teorive konspirative rreth diskut në fjalë. Kohët e fundit, qeveria amerikane është shfaqur më e hapur ndaj raporteve për “fenomene ajrore të pashpjegueshme” , edhe pse fokusi vazhdon të mbetet tek teknologjia e mundshme e avancuar që përdoret nga fuqitë e huaja, veçanërisht Rusia ose Kina.

Top Channel