Mbrojtësi i jep fund me Bayern Munich, bavarezët në garë për lojtarin e Chelsea

24/01/2022 17:10

Niklas Sule ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Bayern Munich. Mbrojtësi është pjesë e bavarezëve prej vitit 2017 ndërsa është shndërruar në një pikë të rëndësishme të prapavijës së rekordmenëve gjermanë.

Megjithatë, 26-vjeçari dhe Bayern nuk kanë gjetur dakordësinë mbi rinovimin dhe në verën e ardhshme ish-futbollisti i Hoffenheim do të jetë i lirë për të zgjedhur një tjetër destinacion. Sakaq, bavarezët nuk po qëndrojnë duarkryq në këtë pikë, teksa kërkojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për ta zëvendësuar në mënyrën e duhur Sulen.

I preferuari i Bayern Munich është Andreas Christenssen, me danezin që gjithashtu është lakuar më parë edhe për një kalim te Barcelona teksa katalanasit do të provojnë sërish në verë.

Top Channel