SHBA në krah të Ukrainës/ Blinken: Në rrezik parimet që e bëjnë botën të sigurtë

24/01/2022 14:36

Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas

…Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada“, ky është mesazhi më i fundit për situatën e tensionuar në Ukrainë që ka përcjellë publikisht sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, i cili dëshmon qartë se perëndimi është i vendosur të mos lejojë agresionin e Moskës në vendin fqinj.

Mesazhi është shpërndarë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Më herët, kryediplomati amerikan u shpreh se “ne kemi përgjegjësi për të vazhduar rrugën diplomatike, duke shkuar sa më larg të mundemi, sepse është mënyra më e përgjegjshme për t’i dhënë fund kësaj situate”. Në një intervistë në emisionin “State of the Union” të rrjetit CNN, Blinken përjashtoi mundësinë e vendosjes së menjëhershme të sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj Moskës, të cilat Shtetet e Bashkuara janë zotuar t;i vendosin nëse presidenti rus Vladimir Putin, pushton Ukrainën. Rusia ka grumbulluar 127,000 trupa pikërisht përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, një ish-republikë sovjetike.

Nëse ato vendosen tani”, tha sekretari i shtetit për sanksionet e mundshme, “humbasin ndikimin e tyre parandalues“. Duke folur fill pas Blinkenit në CNN senatori republikan, Joni Ernst nga Iowa, e kritikoi administratën e presidentit Joe Biden për qasjen ndaj Rusisë. Ai kërkoi që sanksionet të vendosen menjëherë duke insistuar se presidentit Vladimir Putin kupton vetëm gjuhën e forcës.

Top Channel