17-vjeçari vrau për hakmarrje, gazetari Qyno: Arma përdoret nga qitës profesionist. Ja çfarë postonte në rrjete sociale

24/01/2022 22:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. Një 17-vjeçar i identifikuar si F.P., ka qëlluar me armë 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj duke e lënë të vdekur në vend.

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për krimin në emisionin “Open” duke thënë se është i dyshimtë përdorimi i armës pasi përdorët zakonisht nga qitës profesionst.

Ndër të tjera tregon se në rrjete sociale postonte vazhdimisht imazhe me ndjenja hakmarrëse duke thënë se donte të vendoste dinjitetin në vend.

Qyno: Të gjithë statuset e tij ishin me ndjenja hakmarrëse dhe në fund thoshte nuk hakmerrem, por dua të vë dinjitetin tim në vend. Në fakt, ka një ngërç shumë social në këtë familje pasi dhe e ëma ishte vetëflijuar pas vrasjes së burgut. Lirimi i personazhit që i ka vrarë babain ia ka sjellë sërish këtë ndjesi. 

Viktima është ndjekur pasi nuk ka qenë banues në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja por për të parë në çfarë gjendje ishte. Kur është shfaqur në oborr, është shfaqur dhe 17 vjeçari. Bën dyshim të arsyeshëm autori me armën se arma është model i vjetër dhe i sofistikuar se përdoret nga qitësat profesionist, jo një qitës i këtij lloj kalibri. Ose i është dhënë nga dikush tjetër në qytetin e Lezhës ose është përdorur në ngjarje tjetër kriminale për ta implikuar. Nuk është një armë që shikohet në ngjarje të rënda.

Karamuço: Nuk e di kush i kontrollon rrjetet e tyre sociale. Një gjë është vënë re këto vite, si ka mundësi nuk bie dakord policia e shtetit me institucionet e gjakmarrjes. Sa familje janë të ngujuar, sa familje nuk janë të ngujuar? Shoqata i çon jashtë, shteti i minimizon.

Lekgjonaj humbi jetën menjëherë, ku disa plumba e kishin prekur në pjesë të ndryshme të trupit. Pas aktit 17 vjeçari është vetëdorëzuar në komisarioat së bashku me armën me të cilën kreu edhe krimin. Menjëherë policia ka kryer dhe kontroll banese në shtëpinë e autorit, ku u gjet dhe një tjetër armë, tip pushke artizanale.

Pikënisja e konflikteve mes dy familjeve është viti 2009 për shkaqe pronësie ku vëllai i Lekës, Ndue Lekgjonaj ka vrarë babain e autorit të ngjarjes. Gjon Pervathi mbeti viktimë e një atentati me kallashnikov 13 vite më parë. Ai ishte duke lëvizur ne rrugën e vjetër qe te dërgon ne Milot së bashku me djalin e tij Danielin dhe kushëririn Gjergjin, ku dhe kta te fundit kane mbetur te plagosur.

Pak ditë pas krimit, Ndue Lekgjonaj u dorëzua në polici, ku pranoi dhe autorësinë e krimit. Konfliktet mes dy familjeve vazhduan, ku historia u përsërit sërish ditën e sotme. Burime te afërta pranë familjes bëjnë me dije se për familjen e Lek Lekgjonajt ishte falur gjaku dhe nuk kishin frikë për ndonjë hakmarrje te mundshme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel