“Kandidati duhet të dalë nga gara brenda partisë”/ Nga dëshira për bashkinë e Tiranës te Zegjineja, Braçe në ‘Goca dhe Gra’: Është larg profesionit tim

07/11/2026 22:15

Deputeti socialist Erion Braçe ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për zhvillimet politike, protestat dhe raportin e tij me Partinë Socialiste.

Ai u ndal edhe te mundësia për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, duke këmbëngulur se kandidati duhet të përzgjidhet përmes një gare brenda partisë.

Braçe komentoi gjithashtu situatën në kryeqytet dhe pyetjet për Zegjinenë, duke theksuar se kjo e fundit është jashtë fushës së tij profesionale.

“Kjo s’është puna ime. Unë kam një punë tjetër që lidhet drejtpërdrejtë me zonën time elektorale dhe me njerëz që jetojnë atje. Patjetër që si qytetar, e gjitha që po ndodh cenon të përditshmen e njerëzit. I frikëson, i bën të mos dalin nga shtëpia, të vonohen për punë, për shkollë, të vonohen për jetën e tyre të përditshme. Ana tjetër është që ka interesa legjitime atje që duhen bërë pjesë e reflektimit të qeverisë. Domosdo e shumicës parlamentare. Duhet ndarë ajo që është e dhunshme nga ajo që është interes legjitim.

Kjo është zgjedhja ime. Çdo ambient që je, partiak, parlament, publik, detyrimi është të thuash atë që mendon. Njerëzit duhet t’i thuash atë që mendon. Pastaj kush preket nga kjo gjë, mua nuk më intereson.

Unë kam kërkuar që të bëhet një garë brenda asaj partisë time dhe kandidati i partisë time të zgjidhet nëpërmjet garës. Unë kam kërkuar një garë dhe do i qëndroj deri në fund kësaj historie.

Çfarë do ndryshoja nga Tirana? Pastërtinë. Është shumë e papastër. Tirana është e pisët sot që flasim.

Zegjineja? Në botë ka dy lloje burrash. Burra që flasin me gratë dhe burrat që flasin për gratë. Unë për gratë nuk flas. Unë jam ekonomist. Zonja Arta Dade ka qenë pedagoge. Ndërkohë zonjusha që ju po më pyesni është juriste, larg profesionit tim. E ka vitin e parë në mandatin e parë në Parlament. Edhe unë kështu kam qenë në mandatin tim të parë”, tha ndër të tjera Braçe.

Top Channel