23:57
Tatjana Schoenmaker rekord botëror, Evgeny Rylov rekord olimpik
Në Olimpiadën e Tokios spikatën garat e notit me Tatjana Schoenmaker, që theu rekordin e parë botëror individual në këto Lojëra. 24-vjeçarja nga Afrika e Jugut fitoi garën e 200 metrave stil bretkosë për femra me kohën 2 minuta, 18 sekonda e 95 të qindtat, duke thyer një rekord që rezistonte prej 8 vjetësh. Lilly King e Shteteve të Bashkuara të Amerikës fitoi medaljen e argjendit me kohën 2 minuta, 19 sekonda e 92 të qindtat, ndërsa bashkatdhetarja e saj, Annie Lazos, fitoi medaljen e bronztë me kohën 2 minuta, 20 sekonda e 94 të qindtat.