“Politiqenë të të gjitha ngjyrave partiake…”, mjeku publikon pamjen trishtuese të familjes që fle jashtë në natën më të ftohtë të vitit

25/01/2022 12:36

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar një foto nga mbrëmja e një nate më parë në Tiranë ku duket një familje që fle jashtë në natën më të ftohtë të vitit.

Kalo bën thirrje për më shumë solidaritet mes qytetarëve dhe sidomos autoriteteve shtetërore, të cilat  duhet të kujdesen më shumë për personat e pastrehë në këto momente të vështira.

Kohë kovidiane….25.01.2022…Mbrëmë dhe sot 24 orëshi më i ftohtë i këtij dimri…Ndërkohë që “lukunia pusht-shtetbërëse” çirret për DREJTËSI e VIJOJNË shqyerjen e “tortës buxhetore”, qytetarë të saj e kalojnë acarin e natës në kushtet e mëposhtëme….

MENDONI e VEPRONI edhe për ta….Vëndi ku janë “strehuar” është ngjitur me shkallën ku ka lindur KM ynë, pranë Bibliotekës “Musine Kokalari”, Pallati 18. Shk 1, në Bulevardin “Zhan D’Ark”….31 vite “qenëzënie” për prona, para e pasuri të pa trashguara dhe të pa merituara, nga JU të gjithë “politiqenët” tanë të të gjitha ngjyrave partiake, që për Atdhe e Komb keni vetëm çifliqet tuaja….KURRË mos haroni se edhe ata, e jo vetëm, janë bijë e bija të këtij vëndi….Janë vëllezërit e motrat tona….Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?!”, shkruan Kalo.

Kujtojmë se vendi ynë po përballet me temperatura shumë të ulëta këtë javë të fundit janari, ndërsa termometri ka shënuar -15 gradë Celsius në zonat malore.

Kryeqyteti, prej ku është bërë edhe fotoja është përballur me temperatura deri -6 gradë C.

Top Channel