Forcat ruse kanë hyrë tashmë në Ukrainë/ Kievi dekonspiron sulme provokimi në pritje të avancimit – mediat (fotot)

25/01/2022 16:11

Forcat e ushtrisë ruse besohet se kanë hyrë tashmë brenda Ukrainës teksa Kievi ka njoftuar çmontimin e një sulmi të rremë provokues para pushtimit të mundshëm, shkruante tabloidi britanik “The Sun”.

Kievi pretendonte sot se ka çmontuar një grup sabotatorësh që koordinoheshin nga”shërbimet speciale ruse” për të kryer një seri sulmesh në Zhytomyr e Kharkiv.

Kharkiv është pranë kufirit me Rusinë ndërsa Zhytomyr është afër kryeqytetit Kiev dhe disa qindra kilometra larg kufirit me Bjellorusinë.

Shërbimet sekrete ukrainase SBU thanë se grupi i mbështetur nga Rusia po planifikonte sulme në infrastrukturën e qytetit me qëllim “destabilizimin” e rajonit kufitar .

Zhvillimi vjen teksa kreu i ushtrisë britanike James Heappey tha se “një pjesë e ushtrisë ruse kanë avancuar tashmë në Ukrainë”.

Frikat për luftë në rajon janë serioze prej raportimeve për një akumulim prej 100,000 trupash ruse në kufi me Ukrainën.

Siç ndodh shpesh në raste të tilla, sulme të rreme mund të organizohen nga njëra palë për të “justifikuar” inkursionin ndaj grupit tjetër, për të cilat sipas mediave britnaike mudn të përdoren kriminelë, mercenarë, militantë apo dhe vetë forcat e Kievit.

Autoritetet e Ukrainës publikuan pamjet e një aksioni të forcave speciale në një apartament ku sekuestruan armë dhe para.

SBU tha se u gjetën mjete eksplozive, armë të lehta, municione dhe kompjuterë.

“Banda e organizatorëve po përgatitej të kryente një seri grabvitjesh e sulmesh ndaj infrastrukturës, për destabilizim të situatës së brendshme në rajone”.

Kryeministri britanik Johnson ka përjashtuar mundësinë e dërgiti të trupave britanike por ka thënë se do të furnizojë me armë Ukrainën deh do të mbështesë sanksione ndaj Rusisë.

NATO ka dërguar luftanije dhe helikopterë në zonën e konfliktit ndërsa presidenti  President Joe Biden pritet të mriatojë dërgimin e 50,000 trupave në Evropën Lindore.

Burime ushtarake thonë se 30 trenë rusë me trupa dhe armatime kanë hyrë në Bjellorusi ditët e fundit dhe të tjerë të vijojnë.

FOTO GALERI
1/5
Kievi pretendonte sot se ka çmontuar një grup sabotatorësh që koordinoheshin nga"shërbimet speciale ruse"

Top Channel