“T’u repovat po m’zen mëngjesi”, njihuni me 13-vjeçarin që po e dëgjoni kudo në rrjetet sociale

25/01/2022 10:21

“T’u repovat po m’zen mëngjesi”, është kënga që është bërë së fundi virale në rrjetin social “TikTok”.

Po ajo që nuk dinim është se kjo pjesë e shkurtër ‘rep’ është shkruar nga një 13-vjeçar.

Në një intervistë për mediet kosovare, Shqiproni thotë se këngën e ka bërë me telefon para disa muajve, por është bërë virale javën e kaluar, pasi u shpërnda nga artistë të njohur si Dhurata Dora, Ylli Limani etj.

“Këtë këngë e kam realizuar para 5 muajve. U bë e famshme tani se e publikuan të famshmit. Këngën e kam bo në telefon, ja kam nis kështu se më pëlqen muzika, djali i axhës më ka ndihmu pak. Tekstin e kam shkruar vetë, më erdhi prej kangëve që i ngoj. Përsa i përket ex-it, krejt imagjinat osht.Tash do e qesh, do shoh a po m’dhez. Muzikën e kom bo vet, e pak me ndihmën e djalit axhës. Djali i axhës merret me muzikë. Para 3 muajve e kam publikuar. Dafina Zeqiri ishte e para prej t’famshmve. U gëzova mendova po m’dhez konga. Dafina tha super hit.Pashë që po m’dhez e do qes edhe kongë të tjera. Konga e radhës do jetë me videoklip.”, tregoi Shqiproni per ATV.


Top Channel