Parandalohet vjedhja e një argjendarie në Durrës, vihet në pranga 35-vjeçari

25/01/2022 15:32

Pasi policia Durrës mori informacion se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, nën kërcënimin e një thike, ka ndërhyrë menjëherë.

Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna  u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel