Këtë të martë pritet që të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, një nga banorët që janë në nominim, Arbri ose Monika.

Kjo e fundit, sipas Ilirit duhet të largohet, pasi publiku shqiptar është i zgjuar dhe do të gjykojë drejt në lidhje me qëndrimet që ka mbajtur aktorja brenda shtëpisë.

I pyetur nga Beniada, Iliri u ngacmua tha se Monika është ajo që ka fluturuar degë më degë.

“Nuk mendoj se del Arbri, ia thashë dhe Einxhel, megjithëse ajo ka pikëpamjen e vet, pasi mendon se Monika ka thyer tabu. Unë mendoj se njeriu do të gjykojë njeriun, as artistin dhe as jetëgjatësinë që ka pasur këtu brenda shtëpisë. Do gjykojë njeriun se çfarë ka shitur dhe ka blerë, ky djalë ka qenë më koherent në qëndrimet e veta.

Sa për tabu, ka njerëz që argëtohen, ka të tjerë që thonë ‘po kjo çfarë po bën’. Ajo që thotë Einxhel mund të ketë shumë femra që duan të jenë si Monika, por ka të tjera që mendojnë prit çfarë po bën. Publiku shqiptar është shumë më i zgjuar se publiku italian, që i pëlqen llafologjia. Monika është ajo që ka fluturuar degë më degë, se Monika është ajo që thoshte ti Ilir do fitosh Big Brotherin në Dhjetor dhe tani i thotë Arjolës”, u shpreh banori.

Top Channel