Ngjarje e rëndë/ Avioni amerikan shpërthen gjatë uljes emergjente në Republikën Domenikane, humbin jetën dy persona Momenti kur Presidenti Joe Biden quajti një gazetar nga kanali Fox “bir kurve” në një konferenc në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasdite, po bën xhiron e rrjetit.
Sharja e Presidentit erdhi ndërsa gazetarët po bënin pyetje ndërsa dilnin nga dhoma Lindore pas një takimi të Këshillit të Konkurrencës në Shtëpinë e Bardhë mbi përpjekjet për të ulur çmimet.
Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë të Fox, Peter Doocy e pyeti Bidenin: A mendoni se inflacioni është një detyrim politik në terma afatmesëm?”
“Është një aset i madh — më shumë inflacion,” tha Biden. “Çfarë budallaqesh”.
Doocy tha në Fox të hënën se vonë në mbrëmje Biden e mori në telefon menjëherë për të kërkuar falje për komentin e tij.
“Brenda rreth një ore nga ai incident ai mori në telefon dhe më tha: “Nuk është asgjë personale, mik,” tha Doocy.
” Patëm një telefonatë të mirë,” shtoi ai. Doocy tha se i tha Bidenit se planifikon të vazhdojë t’i bëjë pyetje të papritura dhe se Presidenti iu përgjigj pozitivisht komentit.
Top Channel