Tirana fiton derbin me Dinamon/ Ndeshja u vendos nga një gol i Xhixhës në minutën e 69

25/01/2022 02:20

Bardheblutë fitojnë përsëri derbin këtë radhë me Dinamon.

Skuadra e drejtuar nga Orgest Shehi merr një tre pikësh të rëndësishëm dhe konsolidon pozicionin në krye të renditjes. Bardheblutë fituan 0-1 në “Air Albania” në ndeshjen e fundit të javës 17 të Kategorisë Superiore. Sfida u vendos nga një gol i Xhixhës në minutën e 69-të. Sulmuesi u shfaq para portierit Simoni pas pasimit perfekt të Seferit dhe mposhti gardianin e Dinamos me një devijim të saktë.

Ndërkohë pjesa e parë e ndeshjes dhuroi pak emocione me skuadrat që menduan më shumë të mos humbisnin. Në pjesën e dytë ritmi u rrit, dhe pati më shumë raste dhe emocione.

Dinamo u mundua të barazonte rezultatin, por nuk ia doli. Tiranën kryeson kampionatin me 37 pikë të grumbulluara deri më tani. Dinamo ndërkohë mbetet në kuotën e 18 pikëve, në vendin e 7 dhe hyn përsëri në zonën e rrezikshme.

Top Channel