Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Manzë.

Sipas informacionit të dhënë nga policia mësohet se automjeti me drejtues shtetasin V.K. ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin B.Q.

Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:00, në Manzë, automjeti me drejtues shtetas V. K. ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. Q., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel