Borëpastruesja “bën kërdinë” në SHBA: Përplas 40 makina, 12 të plagosur!

25/01/2022 15:41

Duhet të ishte aty për të ndihmuar, por një borëpastruese në Ohio të Shteteve të Bashkuara u kthye vetë në shkak aksidentesh.

Mjeti që udhëtonte me shpejtësi të madhe në korsinë e krahut tjetër, bëri që disa makina të devijonin e të dilnin nga rruga.

Borëpastruesja lëvizte drejt perëndimit në korsinë e brendshme dhe bëri që mbetjet e borës dhe akulli të hidheshin në korsitë drejt lindjes, duke i hedhur ato drejt makinave që kalonin. Automjete të tjera më pas u goditën nga pjesë të makinave të dëmtuara që fluturuan në ajër, duke bërë që të aksidentoheshin edhe ata vetë.

Të paktën 12 vetë përfunduan në spital, ndonëse asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Në aksident të përfshirë 40 mjete gjithsej. “Nuk kam parë kurrë dicka të tillë. Nuk dijë si të veproja. Mbeta i shtangur nga fakti që dikush mund të tregohej aq i pakujdesshëm”, tha një prej personave që u kthye në dëshmitar të ngjarjes, Michael Lemon. Mësohet se pastrimi i rrugës menaxhohet nga një kompani e pavarur e jo nga Departamenti i Transportit në Ohio.

Top Channel