Samiu “shpërthen”, zbulon çfarë i tha Efi në prapaskenë para se të zgjidhte Bledin në takim

24/01/2022 18:55

Teksa transmetohej takimi i Efit me Bledin, Samiu ka zbuluar biseda nga prapaskena duke thënë se ka dyshime për fjalët e Efit dhe marrëdhënien e saj me djemtë e tjerë.

Në debat u përfshi dhe Bruno, por Efi ia bëri të qartë se për momentin, pëlqimi i saj më i madh është për Bledin.

Samiu: Ti përfundove në takim me Bledin kur më the mua përgatitu se do të zgjedh në takim.

Bruno: Ashtu më the dhe mua.

Efi: Seriozisht e ke ti mo? Realisht, në javën kur kam pasur takimin me Mevlanin, zgjedhja ime ishte Bruno. Por nga konflikti që kam pasur, nuk kam ndërmend ta zgjedh. Unë Samiut nuk i kam thënë do të zgjedh. Cfarë ke Sami, u lodhe?

Samiu: Pse ndjen siguri ti? Se e ke radhën deri në Shkup? Prandaj më thua mua e Brunos ik.

Efi: Unë nuk të kam thënë të zgjedh këtë javë.

Samiu: Pëlqimi që kam për ty është i madh, por po zbehet se nuk e di se ku je. E di ku je me cunat?

Efi: Po. Më tepër jam te Bledi.

Samiu: Po më vjen keq për veten se ti na vë në dyshime se në prapaskenë thua nuk do jem shumë gjatë se djemtë nuk mi plotësojnë kriteret.

Efi: Kur nuk ndihem mirë, do largohem. Nëse je lodhur Sami, largohu.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel