Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetin Gledis Nano ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Vlorës. Nano theksoi se dy prioritetet mbeten parandalimi dhe zbulimi i ngjarjeve kriminale si dhe kultivimi i kanabisit.

Gledis Nano: Dy nga prioritetet që ne diskutuam në analizën e zhvilluar sot ishte parandalimi i ngjarjeve të rënda kriminale, zbulimi i tyre dhe parandalimi i numrit në drejtim të kultivimit të kanabisit. Këto janë pika shumë të forta ku personalisht do të qëndroj fort në çdo drejtori vendore ku kemi zhvilluar e zhvillojmë analizat e punës.

Për hir të së vërtetës, Policia e Shtetit ka në dorë hetimet që po i kryen në progres. Nuk dua të jap asnjë përgjigje sepse janë çështje në hetim. Presim një rezultat pozitiv në një kohë të caktuar. Sa i përket kultivimit të kanabisit, e kam marrë si sfidë personale dhe nuk do të toleroj asnjë punonjës policie që me veprim apo mosveprim do të implikohet në këtë lloj procesi.

Bashkëpunimi me të gjithë agjensitë e tjera është në nivelin maksimal. Është kërkuar bashkëpunim dhe e kemi mbështetjen edhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Vlorës dhe Sarandës. Do të zhvillojmë të gjitha hetimet në lidhje me këtë figurë krimi dhe besoj se do të jetë një vit ndryshe sa i përket fenomenit të kultivimit të kanabisit.

Sa i përket zbardhjeve të krimeve të ndodhura në qytetin e Vlorës, Nano tha se po punojnë me teknologji të reja.

Gledis Nano: Problematika sa i përket krimeve të rënda në Vlorë nuk është zhvilluar sot por ka qenë dhe më përpara. Siç shikoni dhe ju, qasja që kemi në drejtim të zbardhjeve kriminale nuk është vetëm me burime njerëzore që policia ka por që ndërthuret dhe me teknologji më të fundit në drejtim të kontrollit të territorit. Së shpejti do të kemi të reja të tjera në këtë aspekt dhe jam i bindur që do të kemi një rezultat tjetër sa i përket shtrirjes së teknologjisë më të fundit në terren.

Top Channel