“Luftë për drogën që i vjedhin njëri-tjetrit”/ Gazetarja Anila Hoxha: Shumica e krimeve, për të krijuar influencë!

24/01/2022 22:03

Me një të kaluar të errët, një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Bledar Muca u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në Belgjikë, ndërsa autori i vrasjes, së bashku me bashkëpunëtorët janë ende në arrati.

Pista ku po heton policia është për larje hesapesh, ndërsa Bledar Muça është emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe rezulton i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Ai njihet për lidhjet e ngushta me fisin Çapja, ndërsa konsiderohej si “krahu i djathtë” i Ardjan dhe Florenc Çapjas.

Gazetarja Anila Hoxha zbuloi në ‘Open’ se Muça kishte dy dokumente identiteti, njëra ishte pasaportë me nënshtetësi britanike ndërsa tjetër me identitet tjetër, ndërsa më tej trefon se sapo viktima është kthyer nga Britania e Madhe një tjetër tentative për vrasje i është bërë në Shqipëri.

Përsa i përket vendngjarjes ku u ukzekutua shqiptari, Hoxha thotë se është një zonë që njihet nga ndërkombëtarët si një nga portat e kokainës në Europë.

Gazetarja Anila Hoxha thotë se shumica e krimeve të kryer në vitin e kaluar janë larje hesapesh në luftën për drogën që i vjedhin njëri tjetrit apo për të patur influenë në zona të caktuara.

Anila Hoxha: Ishte një shtetas me të kaluar të errët, pavarësisht se kishte dy dokumente identiteti, njëra ishte pasaportë me shtetësi britanike ndërsa tjetra me identitet tjetër. Sapo është kthyer nga Britania e Madhe, është tentuar ta vrasin dhe njëherë në Shqipëri. Emri i tij gjendet në një dosje hetimore për ngjarjet në Elbasan. Edhe ky krim ka ndodhur në një zonë është pranë Antwerp që njihet dhe nga ndërkombëtarët si një nga portat e kokainës në Europë. Është ngritur alarmi se Shqipëria është kthyer në magazinë e ngarkesave derisa shpërndahen në Europë. Shumica e krimeve të vitit të kaluar, pra këto larje hesapesh janë lufta për drogën që i vjedhin njëri-tjetrit apo për të patur influencë në zona të caktuara.

Top Channel