Stuhia e dëborës në Greqi ‘pushton’ çdo cep, situatë kritike në akset kryesore të Athinës

24/01/2022 17:11

Reshjet e dendura të dëborës në Athinë kanë çuar në mbylljen e disa akseve rrugore të kryeqytetit grek.

Shumë rrugë janë bllokuar, ndërsa për të lëvizur me automjet drejt qendrës të Athinës duhen zinxhirë.

Shumica e akseve kryesore të kryeqytetit janë të mbyllura ndërsa situatë paraqitet e vështirë në zonën veriore të Athinës.

Prefektura u bën thirje qytetarëve që të mos dalin nga banesat e tyre nëse nuk kanë arsye të domosdoshme dhe të mos harxhojnë energjinë pa kriter.

Edhe autobusët urbanë janë urdhëruar të kthehen në parkime, ndërsa metroja e Athinës nuk arrin deri në aeroportin Elefterios Venizelos.

Kujtojmë gjithashtu se, 20 fluturime janë anuluar për shkak të motit të keq, ndërsa edhe rruga që lidh kryeqytetin me aeroportin është mbyllur.

Top Channel