Policia rrugore e Gjirokastrës ka arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe ka ndëshkuar qindra shoferë të tjerë, të cilët janë konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit.

Në pranga u vu shtetasi R. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Pas testit të alkoolit, ky shtetas ka rezultuar në gjendje të dehur.

Po ashtu, në pranga u vu edhe shtetasi A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Pas testit të alkoolit edhe ky shtetas rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor, me një mjet tjetër, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërkaq, policia procedoi në gjendje të lirë 1 person, I cili akuzohet për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Si rrjedhojë e kontrolleve të shtuara policia ka pezulluar edhe 4 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolil

Po ashtu, janë vendosur 367 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
– 45 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 120 masa për parakalime të gabuara;
– 1 masë për shpejtësi mbi normën e lejuar;
– 105 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 91 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Top Channel