Dhjetëra qytetarë të zonave rreth doganës së Morinës në Kukës protestuan sot kundër vendimit të qeverisë së Kosvës se për të kaluar kufirin është e domosdoshme doza e tretë e vaksinës.

Ata thonë se ky vendim është i padrejtë dhe se nëpërmjet këtij vendimi cënohen lëvizjet e tyre të cilat kanë qëllime pune, shëndetësore dhe familjare.

Ndërkohë organizatori i protestës thotë se me dy doza vaksine janë të lirë të udhëtojnë kudo, ndërsa mes kufirit Shqipëri-Kosovë kërkohet njëe tretë, gjë e cila nuk duhet të ekzistojë.

Të shtunën qeveria e Kosovës mori një vendim ku thuhet se çdo person i cili hyn në territorin e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e tri dozave të vaksinave kundër koronavirusit ndërsa për të gjithë ata të cilët kanë vetëm dy doza të vaksinës duhet të posedojnë edhe testin RT-PCR të bërë 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare.

Top Channel