E shtunë, 08 Maj 2021
05:30
Lehtësim të vaksinuarve/ Gjermania heq kufizimet për ndalimqarkullimin e atyre që janë imunizuar

Pas Bundestagut dhe Këshilli Federal Gjerman miratoi kërkesën e qeverisë për lehtësimin e masave për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga koronavirusi, ç’ka do të thotë se për këta persona hiqet e ashtuquajtura frena e emergjencës.

05:05
Vaksinë e re Astrazeneca/ I ofrohet moshave të reja për të evituar rastet e mpiksjes së gjakut

Rreziku i mpiksjeve të gjakut, ndonëse mbetet në nivele të ulëta, ka bërë që autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar të vendosin t`i administrojnë shumicës së të rriturve nën 40 një alternativë të vaksinës AstraZeneca.

03:36
OBSH: Pabarazia e qasjes në vaksina është e papranueshme

​Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, nxiti sërish sot vendet e pasura anëtare të G7-s t’i japin përparësi absolute qasjes së barabartë të vaksinave, duke thënë se situata aktuale është “e papranueshme”.

03:13
Franca vë karantinë të detyrueshme për shtatë vende të tjera

Udhëtarët nga shtatë vende të tjera, përfshirë Turqinë, do të duhet të bëjnë një karantinë të detyrueshme dhjetëditore me të mbërritur në Francë, për shkak të qarkullimit të epidemisë së COVID-19 në këto vende, njoftoi sot një burim qeveritar.

02:44
EMA fillon vlerësimin për një ilaç të zhvilluar për trajtimin e COVID-19

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) filloi procesin e vlerësimit paraprak të ilaçit “Sotrovimab” të zhvilluar për trajtimin e infeksionit që shkakton koronavirusi i ri (COVID-19).

02:20
Lideri iranian Khamenei: Izraeli nuk është shtet, por bazë terroriste

Udhëheqësi iranian Ali Khamenei kritikoi shkeljet e Izraelit kundër palestinezëve, duke thënë se “Izraeli nuk është shtet, është bazë terroriste”.

01:57
Kina pranon se mbeturinat e raketës Long March “do të bien në Tokë”

Kina ka pranuar se mbeturinat e raketës së saj të ndërtuar në mënyrë autoktone që bartën në orbitë modulin kryesor të stacionit të saj hapësinor do të “bien në Tokë”.

01:32
NBA/ Lakers e Brooklyn në krizë, “buzëqeshin” Clippers e Mavericks!

Los Angeles Lakers vazhdojnë të humbasin pozicione në renditjen e sezonit të rregullt në NBA. Skuadra e Frank Vogel u shfaq shumë e vogël në derbin ndaj Los Angeles Clippers duke vuajtur mungesën e dyshes LeBron James-Denis Schroder. Lakers u mposhtën lehtësisht nga Clippers në Staples Center me rezultatin e thellë 118-94, në një duel të dominuar nga skuadra e trajnerit Tyron Lue nga minuta e parë e deri në atë të fundit.

01:21
Mbappe i pavendosur, por nuk dëshiron të hyjë në konflikt me PSG-në

Kylian Mbappé ka dëshirë të madhe për të luajtur për Real Madridin, por nuk dëshiron të hyjë në luftë me PSG-në. Klubi parizien vazhdon të punojë për ta bindur sulmuesin që të rinovojë kontratën e tij, e cila përfundon në vitin 2022, ndërsa Madridi pret se si do të shkojnë ngjarjet për të vendosur nëse do të nënshkruajnë këtë sezon me talentin francez apo do të presë që kontrata të përfundojë sezonin e ardhshëm, për ta marrë me parametër zero.

00:54
Daja para ndeshjes: Sfida me Skënderbeun më e rëndësishme se derbi, nuk kursej askënd, kreu i merituar!

Pas 31 javësh kampionat, Partizani arriti të merrte kryesimin i vetëm pozicion që do të kërkojë ta ruajë deri në fund të sezonit dhe pavarsisht se në mesjavë të kuqtë do të sfidojnë Tiranën në derbi, Ilir Daja bëri me dije se Partizani nuk do të kursehet aspak në Korçë këtë të shtunë ndaj Skënderbeut pasi çdo ndeshje vlen 3 pikë dhe të gjitha takimet e mbetura janë deçizive për Partizanin. Daja në konferencën për shtyp theksoi se nuk ka ndeshje të lehta ndërsa shtoi që mungesat e Bardhit dhe Malës për shkak kartonësh ndaj korçarëve janë mungesa me peshë.

00:38
UEFA shkrin Superligën, 9 klube nënshkruajnë “kartën e nënshtrimit”

Në një frymë pajtimi dhe për të mirën e futbollit europian, nëntë nga 12 klubet e përfshira në të ashtuquajturin projekt i “Super League-s” dorëzuan në UEFA një “Deklaratë të Angazhimit të Klubit” që përcakton pozicionin e klubeve, përfshirë angazhimin e tyre në garat e UEFA si dhe në garat kombëtare.

00:09
Brdaric: Humbje që dhemb shumë, ta analizojmë për ndeshjen e radhës

Një humbje që dhemb, por që nuk duhet ta bërë Vllaznisë të dorëzohet. Kjo është sinteza e fjalëve të trajnerit të kuqebluve, Thomas Brdaric në “Gol pa Goli”, pas disfatës së rëndë përballë Kukësit.

E premte, 07 Maj 2021
23:56
Gjelbrim Taipi: Dëshiroj të qëndroj te Kukësi, të luaj në stadiumin e ri

Një nga futbollistët që spikati më shumë në fitoren 3-1 të Kukësit ndaj Vllaznisë ishte Gjelbrim Taipi. Në lidhjen me “Gol pas Goli” ai deklaroi se ka edhe një vit kontratë me verilindorët.

23:35
Josa: Na duhej kjo fitore, titulli ndahet mes Partizanit dhe Teutës

Pas një serie të gjatë rezultatesh negative, Kukësi rikthehet te fitorja dhe këtë e bën përballë Vllaznisë, duke I larguar shkodranët nga titulli kampion. Trajneri i verilindorëve, Mirel Josa, pas ndeshjes në “Gol pas Goli”, deklaroi:

23:23
Kukësi i bëhet “ferr” Vllaznisë, kuqeblutë larg titullit

Kukësi “i bën gropën” Vllaznisë, e mposht 1-3 në ndeshjen hapëse të javës së 32-të të Superiores dhe e largon nga titulli kampion, edhe pse gjithçka do të varet nga rezultatet që do të arrijnë Partizani dhe Teuta. Në “Elbasan Arena” shkoi gjithçka keq për kuqeblutë, që zhvilluan pa dyshim ndeshjen më të dobët të sezonit.

23:00
Këngën zyrtare e UEFA Euro 2020/ Martin Garrix bashkëpunon me U2 dhe “The Edge”

Yjet e muzikës U2 Bono dhe The Edge janë bashkuar me DJ-në e famshëm holandez, Martin Garrix për këngën zyrtare të UEFA Euro 2020.

22:57
Bujanoc/ Persona të panjohur heqin flamurin shqiptar nga lapidari i dëshmorit dhe vendosin atë serb

Persona të panjohur kanë ndërhyrë në lapidarin e dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi dhe kanë larguar flamurin shqiptar, për të vendosur një flamur serb në Bujanoc.

22:46
Tiranë/ 21-vjeçari përplas me makinë 65-vjeçarin, detajet e para

Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:05, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

22:26
“Kam dalë më parë me vajza të famshme”, Bebe Rexha çudit me deklaratën e saj

Këngëtarja Bebe Rexha ka folur për herë të parë për orientimin e saj seksual.

22:20
Vorë/ 25-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përfundon përmbys në rrugë

Një aksident ka ndodhur në Vorë ku një automjet me drejtuese shtetasen F. H., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë

22:07
“Duke rritur një pirat” modelja shqiptare i çudit të gjithë me foton e fundit ku tregon barkun e rrumbullakosur (Fotot)

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj vijon të marrë vëmendje të madhe me fotot e saj gjersa ndodhet në pritje të ëmbël për herë të tretë.

21:59
Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në Shqipëri

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri, janë vaksinuar 585 mijë qytetarë.

21:54
Kosovë/ Masat e reja të qeverisë kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar vendimin e qeverisë për plotësimin dhe ndryshimin e masave për parandalimin e pandemisë Covid-19.

21:41
Gruaja britanike humbet £113 000 nga mashtrimi në rrjetin e njohjeve të reja (fotot)

Një grua britanike thotë se përballet me falimentim pasi i janë marrë me anë të mashtrimit 113,000 paundë, nga një manipulues me të cilin bnesonte se do të niste një romancë dashurie.

21:40
Kreu i PDK-së kundërshton Kurtin: Je gabim Kryeministër, në Hagë po gjykohet shteti i Kosovës

Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike së Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot tha se nuk mund të kërkojë nga një shtet i tretë garanci për mbrojtjen në liri të ish krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, pasi atje sipas Kurtit nuk po gjykohet shteti i Kosovës.

21:38
Rritet shpyllëzimi në Amazonë

Shpyllëzimi i pyjeve të Amazonës në Brazil u rrit për 43 për qind muajin e kaluar, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Qeverisë braziliane.

21:22
Pamjet e shpërthimit të vullkanit në Sumatra, urdhërohet evakuimi i njerëzve (Video)

Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra në Indonezi shpërtheu sërish.

21:16
Ministrat e BE-së, më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj, konfirmoi për gazetarët selia e BE-së.

21:14
Presidenti Pendarovski takon kreun e opozitës, diskutohen ngjarjet e 27 prillit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski takoi sot kreun e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski dhe tha se ky takim ka për qëllim rivendosjen e dialogut politik, për të cilin prej vitesh ka pasur kritika të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian.

21:02
60-vjeçari grabitet në Sarandë, policia në kërkim të autorit

Një person ende i paidentifikuar ka grabitur një 60-vjeçari mbrëmjen e sotme në lagjen nr.4 në Sarandë.

20:56
Momentet e pabesueshme kur orka kërkon të ushqejë zhytësin duke i ofruar peshk (Video)

Një moment i jashtëzakonshëm është kapur në kamera së fundmi teksa një nga predatorët më të frikshëm të detit, afrohet për të ushqyer një zhytës duke i ofruar peshk.

20:46
Kurti për Gjykatën Speciale: Nuk mund të kërkoj unë garanci nga Kroacia

Kryeministri i Kosovës tha se do të ishte gabim për shtetin e Kosovës që të kërkohet garanci për ish-luftëtarët që ndodhen në burg.

20:42
Maqedoni e Veriut/ 26 të vdekur dhe 324 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 25 viktima dhe 234 raste të tjera me COVID-19.

20:35
Fiks Fare! Agjencia e punësimit, mashtron me kontratat e punës

Bën kontrata të pavlefshme, qytetarët paguajnë biletën e kthimit si turistë, po ashtu nuk ju gjendet punë në bazë të kontratës.

20:26
Si duken xhinset organike, Prada sjell risi në koleksion (Fotot)

Koleksioni i ri i Prada-s “Pre-Fall 2021” ka sjellë risi në linjën e xhinseve organike.

20:22
Vidhet biznesi i Armand Dukës në Durrës/ Vijojnë hetimet për kapjen e autorëve

Një biznes në Durrës në pronësi të Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës ka rënë pre e vjedhjes, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë sasi të konsiderueshme parash dhe janë larguar.

20:06
Punësim 6 muaj në Kosovë/ Të gjithë shtetasit nga Shqipëria me lejë qëndrimi nuk kanë nevojë për lejë pune

Shqiptarët e Shqipërisë të cilët kanë leje qëndrim në Kosovë do të mund të punësohen deri në gjashtë muaj brenda një viti, pa pasur nevojë që të kërkojnë leje pune.

20:00
Fëmijët, varësi nga TikTok/ Pas rastit në Shkodër, shumë prindër i kanë kërkuar mos e përdorin më këtë aplikacion

Rrjetet sociale janë kthyer në obsesionin që ka rrëmbyer në masë edhe vëmendjen e fëmijëve.

19:51
“Boronicat e arta” hetim nga SPAK/ Shkëlzen Berisha realizoi transaksionin disa milionë euro pranë Gërdecit

SPAK ka ende në proces hetimi dosjen e ‘boronicave të arta’ në fabrikën e ngritur pranë Gërdecit.

19:48
Tkurret covid, por shtohen virozat/ Mjekët thonë se janë rritur rastet kur ngatërrohen me koronavirusin

Ndonëse numri i rasteve me covid ka rënë ndjeshëm tanimë janë shtuar rastet me viroza respiratore dhe alergjitë e stinës .

19:43
Mevlani: Luhatjet dhe gjestet e Ledjanës me bëjnë të dyshoj tek ajo (Fotot)

Nuk dihet nëse ka një krisje të marrëdhënies mes Mevlanit dhe Ledjanës, të cilët janë deklaruar për njëri-tjetrin.

19:40
Mbërrijnë turistët e pandemisë/ Shfrytëzojnë mundësinë që Shqipëria është pa shumë kufizime

Pas gati 14 muajve betejë të përditshme me Covid 19-tën, po shohim dritë në fund të tunelit. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se nga sot vendi ynë del nga zona e kuqe e rrezikshmërisë.

19:37
Deklarata “Të Dua” për Mevlanin është e vërtetë? Si përgjigjet Ledjana (Fotot)

Sjellja e Ledjanës ka sjellë konfuzim të të gjithë publikut për marrëdhënien e saj me Mevlanit.

19:29
PD pritet të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe

PD pritet të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe. Konkretisht në: Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë.

19:11
25 të vrarë në Rio de Janeiro në betejën e policisë braziliane me bandat e drogës (fotot)

Një operacion masiv i policisë në zonat e varfra Jacarezinho, në Rio de Janeiro ka përfunduar me 24 kriminelë e një oficer policie të vrarë, si dhe dhjetra të palgosur, duke përfshirë dhe pasagjerët e një treni të metrosë kishte ngecur mes shkëmbimit të zjarrit.

19:01
Makinat u përplasen ‘kokë më kokë’ në autostradë/ Ndërron jetë gruaja. Në spital djali, bashkëshorti dhe vjehrra

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës Marjeta Gjergji e cila mbeti e plagosur në aksidentin në kryqëzimin e Kakarriqit që ndodhi gjatë paradites së sotme.

19:00
Emocionuese: Çfarë bëri që Mevlani bashkë me të gjithë të shpërthenin në lot (Fotot)

Surpriza për Mevlanin nga mamaja e tij i ka bërë të gjithë që të përloten në këtë puntatë të Për’Puthen.

18:53
Në SHBA hapen më pak vende pune seç pritej

Punëdhënësit amerikanë punësuan më pak njerëz seç pritej muajin e kaluar, përkundër një pakete të madhe stimuluese, të miratuar nga Qeveria amerikane.

18:48
Misioni i SHBA-ve në OSBE për zgjedhjet e 25 prillit: Zgjedhjet të mirë-organizuara! SPAK të hetojë akuzat për blerje votash

Misioni i SHBA-ve në OSBE në një deklaratë për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, përgëzon shqiptarët për angazhimin në votime, por vuri në dukje disa problematika .

18:36
Për’Puthen/ Princi deklarohet në mënyrën më të bukur për Aristelën, ajo JO! (Fotot)

Në pjesën e fundit të takimit mes Aristelës dhe Princit, ky i fundit me anë të një surprize është deklaruar për të.

18:24
Tajvan/ 7-vjeçari bie në koma pas goditjeve të njëpasnjëshme, gjatë stërvites së xhudos

Rasti i një djali që po lufton për jetën e tij pasi u përplas në dysheme 27 herë, gjatë praktikës së xhudos nga trajneri dhe shoku i tij i klasës ka tronditur Tajvanin.

18:20
Nëna e dënuar për vrasjen e katër fëmijëve mund të jetë e pafajshme, thonë shkencëtarët (fotot)

Vrasësja seriale australiane Kathleen Folbigg ka bërë një peticion për falje që është mbështetur nga ekspertët, të cilët thonë se mund të jetë viktimë e një gjykimi të gabuar.

18:07
Kurti: Do përgatisim padi kundër Serbisë për gjenocid

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.

18:07
Vaksina kineze Sinopharm merr miratimin e OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin emergjent për vaksinën Covid të bërë nga firma kineze Sinopharm.

18:01
Kush qëndron pas personazheve të preferuar në filmat vizatimorë/ Jemi rritur duke dëgjuar këta të famshëm, pa e kuptuar (Fotot)

Jemi rritur me filma vizatimorë dhe do gënjenim po të themi se nuk duam të rikthemi te ndonjë prej tyre.

17:57
Turqia do ketë vaksinën e saj kundër koronavirusit/ Erdogan: Do ta ndajmë me të gjithë!

Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia shumë shpejt do të prodhojë vaksinën e saj kundër koronavirusit.

17:55
I dënuar më parë për shpërdorim detyre/ Kandidati për deputet i LSI-së del i pastër

Pas procesit të verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme, KQZ e ka konsideruar të pastër kandidatin për deputet në Durrës në radhët e LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Artur Bakun.

17:44
Tragjedi e dyfishtë/ Nëna mbyt aksidentalisht beben kur bie mbi të pas atakut kardiak, teksa e ushqente (fotot)

Një nënë në Argjentinë ka shtypur për vdekje beben e saj të sapolindur pasi humbi ndjenjat e ra mbi të teksa i jepte gji.

17:40
Shkarkimi i Presidentit/ Nesër mbledhja e parë e Komisionit të posaçëm Hetimor parlamentar

Nesër, në orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të posaçëm Hetimor parlamentar “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”.

17:30
Në anë të rrugës/ Me alumin dhe drita nëpër mure, pamjet nga laboratori i drogës që u zbulua sot

Pas një hetimi disa mujor, policia e Fierit ka arrestuar një person, i cili kishte kthyer një kat të shtëpisë për prodhim droge (hashash).

17:30
Ftesë në 5/ Përlotet Bujar Asqeriu për mbesën e famshme: Ia doli vetë, nuk kishte as miq e as lekë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e  ftuar Fjorela Asqeriu, violinistja e njohur shqiptare e “Formula E” që ka performuar krah emrave të njohur si Ennio Morricone, Andrea Bocelli e Gigi Prietti.

17:30
Presidenti shpërfill Parlamentin, por ja me çfarë do të përballet Ilir Meta këto 3 javë

Kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja tregon se cilat janë shkeljet e Presidentit, që do të hetohen pas kërkesës së deputetëve për shkarkimin e tij.

17:29
Trupi i vdekur i qytetares u la 2 orë në korridor/ Spitali i Ferizajt sqaron rastin

Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj ka dalë me një sqarim lidhur me lajmin e sotëm në media dhe videon që  ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale, ku shihet se në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, trupi i vdekur i një personi është lënë për disa orë në korridor e mbuluar me çarçaf.

17:18
Kurti: S’bëjmë dialog me Serbinë pa pasur diskutim të brendshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë rifillim të dialogut me Serbinë, pa pasur dialog në Kuvendin e Kosovës dhe me partitë politike.

17:18
Burri krenar i nënës së nëntënjakëve nga Mali, thotë se mezi pret të shohë ‘dhuratat e Zotit’ (fotot)

Burri ushtar i Halma Cisse Arby, e cila lindi nëntë bebe njëherësh kësaj jave në Marok, po përgatitet për takimin e parë me fëmijët e tij duke thënë: “Ata janë një dhuratë nga Zoti!”

17:10
Kosovë/ Qeveria Kurti miraton programin qeverisës

Kabineti qeveritar i Kosovës ka miratuar programin qeverisës për vitet 2021-2025, ndërsa ministri Goran Rakic ishte i vetmi që ka abstenuar.

17:05
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 67 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë detajet për situatën e covid në 24 orët e fundit.

17:00
Abazovic pyet Serbinë: Pse nuk po na dorëzoni ish-presidentin Marovic?

“Ne kurrë nuk kemi marrë një përgjigje konkrete në pyetjen pse Serbia refuzon të ekstradojë ish-presidentin e Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Marovic,  i cili pranoi se ishte në krye të një grupi të organizuar kriminal që i shkaktoi dëme me vlerë qindra miliona euro”, tha ai në një intervistë për Nova.rs, zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe koordinator i shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazovic.

16:52
Ilir Meta drejt ndjekjes penale?! Ulsi Manja specifikon shkeljen e rëndë të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës

Kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja specifikon, për “Top Talk”, cila është shkelja më e rë3ndë e presidentit, Ilir Meta, sipas tij.

16:43
E rëndë/ Vdes foshnja 1 vjeç nga COVID në Prishtinë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 4 viktima.

16:30
Në Gjermani “duket se është ndalur” vala e tretë e koronavirusit

Gjermania duket se ka ndaluar rritjen e infeksioneve të shkaktuara nga varianti britanik i koronavirusit, tha të premten ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

16:28
Raporti për Ballkanin: I adopton ligjet anti-korrupsion, por nuk i zbaton si duhet

Korrupsioni është njëkohësisht shkak dhe pasojë në Ballkanin Perëndimor, dhe mënyra se si është është i lidhur me politikën sugjeron një shkallë të tij të organizuar e sistematike në një sërë vendesh të rajonit, thuhet në dy raporte të reja anti-korrupsionit, te publikuara si pjesë e serisë ‘Infrastruktura e Integritetit’ nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

16:27
Imazhi i parë i raketës kineze në rënie të lirë drejt tokës/ Ende nuk dihet ku do të bjerë (fotot)

Ky është imazhi i parë i raketës kineze ‘Long March 5B’ që po bie në tokë në mënyrë të pakontrolluar, sipas mediave perëndimore.

16:22
KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të rinj të Kuvendit/ Kush është ligjvënësja më e re

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku tregohen të dhënat për moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

16:12
OBSH: Prej nëntë javësh ka rritje të rasteve me COVID

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të enjten se në të gjithë botën infeksionet me COVID-19 janë rritur për të nëntën javë me radhë, ndërsa numri i vdekjeve prej gjashtë javësh.

15:59
Mediat: Këshilltarët izraelitë të Edi Ramës vijnë në Tiranë për zgjedhje ‘në stil Tel Avivi’

Jo më pak se 8 izraelitë strategë fushatash elektorale u përshinë në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, duke përfshirë dhe ish-zëdhënsin e Netanyahu, Jonatan Urich që duket se kërkonte ‘lëndina të reja për të kullotur’.

15:51
COVID i anuloi koncertin, por ja kur do të vijë Maluma në Tiranë

Muzika, jeta e natës dhe koncertet pësuan një goditje të fortë gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

15:49
Mpiksjet e gjakut, moshave nën 40 vjeç u ofrohet një alternativë e AstraZeneca-s

Rreziku i mpliksjeve të gjakut, ndonëse mbetet në nivele të ulëta, ka bërë që autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar të vendosin t’i administrojnë shumicës së  të rriturve nën 40 një alternativë të vaksinës AstraZeneca.

15:45
Tjetër “freestyle” nga Don Xhoni/ Këngëtari zbulon datën e publikimit dhe i dedikon fansave një falenderim të veçantë

“Make a pose” është “freestyle” që e bëri Don Xhon të njohur ndërkombëtarisht.

15:44
Ushtria afgane vendos njësi speciale për t’u përballur me talebanët

Ushtria afgane vendosi sot njësi speciale në provincën kryesore veriore Baghlan midis përplasjeve të ashpra me talebanët duke shkaktuar viktima tek të dyja palët.

15:36
Breshëri plumbash në det, rojet libiane hapin zjarr mbi tre peshkarexha italiane

“Është një mrekulli që jemi gjallë, na qëlluan papritur, kabina është plot me shenja plumbash”, rrëfeu në një lidhje telefonike Giuseppe Giacalone, kapiteni i njërës prej tre peshkarexhave italiane, të cilat u sulmuan papritur nga rojet bregdetare të Libisë.

15:29
Rusia autorizon Sputnik me një dozë, Putin: Vaksina po aq e besueshme sa kallashnikovi!

Rusia i dha dritën jeshile përdorimin e vaksinës së saj Sputnik light që vjen me një dozë, një lëvizje kjo që pritet t`i japë një shtysë të fortë furnizimit me vaksina sidomos në vendet ku përhapja e infeksionit po njeh rritje.

15:27
Skënderbeu pret Partizanin/ Korçarët shpresojnë që të qëndrojnë në kategorinë superiore

Kanë mbetur 5 javët e fundit në kampionatin shqiptar dhe askush nuk ka asgjë të sigurt sa i përket objektivave.

15:26
Katër persona të vdekur dhe 170 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

15:17
Shqiptarët u pakësuan në 2020/ Shqipëria, në një vit 16 mijë persona më pak, në total jemi 2.8 milionë banorë

Tkurrja e popullsisë nuk ka të ndalur në vend. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se më 1 janar popullsia e Shqipërisë rezultoi 2 827 mijë banorë, duke shënuar një rënie të ndjeshme prej më shumë 16.2 mijë persona krahasuar me 1 janar 2020.

15:14
“Gjyqtarët që ‘shpëtuan’ Mediun”/ Në vitin 2009 pushuan akuzat për Gërdecin sepse “Mediu u bë deputet”

Saga e gjyqeve të tragjedisë së Gërdecit përfundoi me dënimin e disa personave të cilët tani që të gjithë janë në liri.

15:12
“Anuloni zgjedhjet në Gjirokastër”/ LSI kërkon përsëritjen në Dropull: Minoritarët u penguan të vijnë të votojnë

Lëvizja Socialistë për Integrim kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Dropulll si dhe në të gjithë Qarkun Gjirokastër.

15:09
Izraelitët pas Ramës dhe Bashës/ 8 strategët e fushatave, “orkestruan” fushatën në Shqipëri

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri kishin fije të padukshme të strategëve izraelitë të fushatave elektorale.

15:06
97 deputetë kundër Ilir Metës/ Komisioni hetimor do drejtohet nga deputeti Alket Hyseni

Parlamenti me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim i dha dritën jeshile ngritjes të komisionit hetimor për presidentin Meta.

15:04
Polici ngacmoi të miturën/ Lezhë, Gjykata e lë në burg me akuzën e ngacmimit seksual

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Kol Kolën, polici 62-vjeçar, i cili akuzohet se ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

14:59
Ekzekutohet biznesmeni grek/ Një vit më parë i shpëtoi atentatit, por humbi gruan. Zbardhet dëshmia e vëllait të viktimës

Sipërmarrësi, Dimi Korfiati, i njohur në ishullin Zakynthos, Greqi është vrarë mesditën e sotme. Mediat fqinje shkruajnë se biznesmeni disa muaj më parë i kishte shpëtuar nga një prite të kundër tij, ku i humbi jetën gruaja.

14:59
Mediat gjermane, zbulim tronditës: Serbia po fsheh vdekjet nga Covid!

Fushata e vaksinimit në Serbi konsiderohet një sukses, por mediat gjermane publikojnë të dhëna shokuese lidhur me vdekjeve nga koronavirusi atje.

14:51
I ka ngelur peng njohja me Ledianën? Erlindi: Takimin do ta bëja në palestër

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Erlindi ka zhvilluar takime me disa vajza në emision, por asnjëherë me Ledianë

14:43
Gjermani/ Qeveria jep ‘OK’: Lehtësime për të vaksinuarit dhe shëruarit nga covid-19!

Pas Bundestagut dhe Këshilli Federal gjerman miratoi kërkesën e qeverisë për lehtësimin e masave për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga koronavirusi, çka do të thotë se për këta persona hiqet e ashtuquajtura frena e emergjencës.

14:41
Erlindit nuk i del inati me Arjanin: Nuk e fal për atë që ka bërë!

Erlindi, është një nga konkurrentët që u largua nga “Për’puthen”, pas debateve të ashpra me opinionistin, Arjan Konomi.

14:40
Në prag të Ditës së Evropës, Ministrja Evis Kushi: “Të gjithë bashkë të punojmë që Evropa të jetë këtu”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi bashkë me përfaqësues të Delegacionit të BE në Shqipëri ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga gjimnazi “Ismail Qemali” në Tiranë në prag të 9 Majit, Ditës së Evropës.

14:27
3 mijë doza kanabis në shtëpi, gjykatësi fal reperin: I duhen për krijimtari!

Iu gjetën në shtëpi 2600 doza kanabisi, por reperi Sofian Naich, i njohur si Kaprio, ia hodhi paq.

14:23
Boll me lojëra, politikani gjerman: “Europa të dalë hapur kundër ndryshimit të kufijve”

Politikani i partisë Të Gjelbrit Manuel Sarrazin i mëshoi rëndësisë së një politike të koordinuar gjermano-franceze për Ballkanin Perëndimor.

14:23
Problemi i transportit publik në Peshkopi, flet kryetari Shkëlqim Murrja

Prej tre ditësh drejtuesit e mjeteve të transportit ndërqytetës dhe rural në qytetin e Peshkopisë protestojnë për të mos u larguar nga vend parkimet aktuale.

14:22
Policia kufitare izraelite vret dy sulmues palestinezë, plagos një të tretë

Dy palestinezë janë vrarë dhe i treti është plagosur rëndë më 7 maj, pasi kanë shtënë me armë zjarri drejt bazës së ushtrisë izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor.