Ti Raporton/ Ankohet banori: Një fshatar nga Boçeva po na prish rrugën e fshatit, kemi lajmëruar disa herë policinë

23/08/2021 17:02

Një banor i fshatit Boçevë në Njësinë Administrative Shupenzë të Bulqizës është ankuar për prishjen e një rruge.

Në rubrikën “Ti raporton” në Top Channel, banori thotë se kanë lajmëruar policinë, por nuk është marrë asnjë masë. Në pamje duket se është hapur një gropë dhe banori kërkon ndihmë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

“Një fshatar nga Boçeva, qendra Administrative Shupenzë Bashkia Bulqizë është duke na prishur rrugën e fshatit. Kemi lajmëruar policinë disa herë, por nuk kanë marrë asnjë masë. Ju lutem na ndihmoni se tek ju kemi besim”, thuhet në ankesën e banorit.

Top Channel