Aksident i rëndë tek “Ura e Mifolit”/ Automjeti tentoi të parakalojë, përfundoi i përmbysur në autostradë. Një pasagjer në gjendje kritike

23/08/2021 20:31

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, ku janë plagosur dy persona, njëri në gjendje të rëndë për jetën.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia përtej normave të lejuara. Një automjet ka tentuar të parakalojë, por nuk ka arritur të manovrojë dhe ka përfunduar e përmbysur në autostradë.

Dy autoambulanca kanë mbërritur në vendgjarrje së bashku me policinë, ndërkohë që një nga dy të aksidentuarit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Vlorës.

“Rreth orës 19:45, në  autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”,  me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel