Kërkohet krushku që shkrepi kallashin/ Policia identifikon 21-vjeçarin nga Kurbini, Klajdi Tafaj

23/08/2021 12:30

Një martohet, 100 tërbohen! Kjo është është historia e 21-vjeçarit nga Kurbini.

Personi që shihni në video është Klajdi Tafaj, 21 vjeç banues në fshatin Gjormë të Kurbinit. Në ditën e dasmës së të afërmit të tij, Klajdi nuk ka festuar duke kërcyer, por ka preferuar që të qëllojë nga dritarja e makinës me një armë të tipit kallashnikov.

Pas disa ditësh ka qenë vetë Klajdi që ka hedh këtë video në rrjetet e sociale duke i uruar jetë të lumtur kushëririt.
Breshëria e plumbave të armës pa leje fatmirësisht nuk kanë shkaktuar një tjetër ngjarje në aksin rrugor Laç-Mamurras. Videoja në pak minuta është bërë virale në rrjetet sociale nisur nga kjo ngjarja Policia e Kurbinit shpall në kërkim 21-vjeçarin që qelli me kallashnikov në ajër, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Klajdi Tafaj, kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov me krehër me fishekë, me të cilën dyshohet të jetë qëlluar.

Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi M. T., 30 vjeç, banues në Fushë Gjormë, Kurbin, kushëriri i autorit të dyshuar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Top Channel