5 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Durrës, për vepra të ndryshme penale.

20-vjeçari me iniciale K.A., i dënuar më parë për vjedhje dhe 22-vjeçari me iniciale A.B., që aktualisht është në arrest shtëpiak për vjedhje, dyshohet se kanë grabitur ambientet e një lokali në qytetin bregdetar, duke marrë para dhe dokumente. Sipas policisë, nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, më datë 20.08.2021, në lagjen nr.13, Durrës, kanë vjedhur në marketin e shtetasit P. B.

52-vjeçari me iniciale A.Gj. dyshohet se ka përndjekur 57-vjeçaren me iniciale N.Zh. dhe ka plagosur 64-vjeçarin m iniciale P.Zh. Ai do të hetohet për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekje”.

 

Policia rrugore gjatë kontrollve të kryera, ka ndaluar shtetasit:

  1. Xh., 41 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin “Mazhe”, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Pezho”, në gjëndje të dehur, ka goditur mjetin tip “Volkëagen”, duke shkaktuar dëme materiale;
  2. B., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjëndje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasit K. A., 20 vjeç, banues në Fushë Kosovë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dhe A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ” Vjedhja “.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, i kanë vjedhur shtetasit A. Ç., një sasi vlere monetare dhe dokumenta personale.
Gjithashtu nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, më datë 20.08.2021, në lagjen nr.13, Durrës, kanë vjedhur në marketin e shtetasit P. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”, shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 10.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur shtetasen N. Zh.57 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Y. Xh., 41 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin “Mazhe”, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Pezho”, në gjendje të dehur, ka goditur mjetin tip “Volkwagen”, duke shkaktuar dëme materiale;
G. B., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel