Në 15 gusht ka nisur faza e dytë e aplikimeve online përmes portalit e-albania për regjistrimet e fëmijëve në klasë të parë dhe të dhjetë. Ky proces përfundon në datë 30 gusht.

Ndryshe nga institucionet arsimore publike, në institutet e veçanta për fëmijët që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë regjistrimi i fëmijëve realizohet me praninë fizike të prindërve në shkollë.

Emiljano Lulo-drejtor i institutit i fëmijëve që nuk shikojnë: Për shkak të disa problemeve bëhet i paaksesueshëm deri diku regjistrimi në portal. Ne kemi identifikuar 39 të rinj në të gjithë Shqipërinë që kanë nevojë për shkollim.

Pse është e rëndësishme që prindërit me fëmijët me aftësi të kufizuara t’i regjistrojnë në shkolla specifike për ta ku mund të marrin edukim të specializuar? Çfarë mundësojnë këto institucione arsimore?
Gjithçka. Edukim, akomodim, argëtim në një ambient të specializuar larg diskriminimit, stigmave dhe të aftë për tu përballur me sfidat që i pret në të ardhmen në shoqëri.

Prindërit nuk do të kenë detyrime financiare për t’u paguar dhe do të jenë të lirë t’i takojnë fëmijët kurdoherë që ata do të dëshirojnë, ndaj këshilla e Emiliano Lulo, drejtorit të institutit i fëmijëve që nuk shikojnë është që prindërit të zgjedhin arsimimin më të mirë për fëmijët e tyre!

Top Channel