“Flota” e avionëve amerikane niset drejt Kabulit: “Ofensivë për jetën!”

23/08/2021 17:13

Dhjetëra avionë ushtarakë transporti të Shteteve të Bashkuara janë nisur drejt aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, ku rreth 20 mijë persona mbeten në pritje të evakuimit.

Planet ishin që 33 avionë  C-17s t`i drejtoheshin brenda 24 orëve aeroportit të kthyer në simbolin e dëshpërimit që ka përfshirë afganët e tmerruar nga perspektiva e jetesës nën regjimin e militantëve talebanëve. Por një burim tha për CNN se Washingtoni i ka ndryshuar politikat e tij mbi personat që do të pranohet të kalojnë porta e aeroportit nga e hëna e tutje.

Bëhet fjalë vetëm për qytetarë amerikane apo mbajtës të green card dhe shtetas nga vendet e NATO-s. Aplikantët për programin amerikan të vizave speciale për emigrantët, një nga rrugët kryesore që ndoqën për të dalë nga vendi afganët të cilët bashkëpunuan me ndërkombëtar, nuk do të lejohen në aeroport.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur të evakuojnë 5 mijë deri në 9 mijë njerëz në ditë dhe skenat kaotike në dhe përreth aeroportit kanë nxitur kritika. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, duke folur gjatë një vizite në Singapor, tha se do të ketë kohë të mjaftueshme më vonë për të analizuar atë që ka ndodhur, ndërsa theksoi se misioni kryesor tani është “evakuimi i njerëzve që meritojnë të largohen nga ai rajon”.

Top Channel