Përmbytje katastrofike në SHBA, shkulet nga themelet shtëpia me njerëzit brenda!

23/08/2021 16:07

Përmbytjet e befasishme në Tennessee të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar 21 të vdekur, ndërsa 20 persona konsiderohen të zhdukur nga autoritetet.

“Brenda pak ditëve, kemi pasur humbje të mëdha jete nga këto evente shkatërruese”, tha i tronditur kreu rajonal i policisë, Grant Gillespie. Guvernatori Bill Lee nga ana tjetër foli për momente katastrofike në zonën Waverly, ku ujërat e furishëm kanë shkulur shtëpitë nga themelet, ndërsa makinat i hidhnin tej si të ishin lodra.

Një prej familjeve, shtëpinë e të cilave ujërat e morën me vete, ishte ajo e Casey Hipshire. Gruaja rrëfeu për CNN se ishin brenda banesës kur ndodhi një gjë e tillë. “Po bënim gati çantat, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kuptuam asgjë, vetëm kur e pamë shtëpinë të mbushur me ujë. Na mbërriti deri tek gjoksi. Ajo u shkul nga themelet dhe unë, im shoq e djali ynë 8 vjeçar ishim brenda. Thyem xhamin e dritares së kuzhinës e u ngjitëm në çati sa më shpejt që mundëm”, rrëfeu gruaja.

Metereologia Krissy Hurley, tha se për tre orë rresht ranë 76 mm shi në orë, një statistikë astronomike që nuk ishte dëgjuar ndonjëherë” sipas saj. Garda Kombëtare e Tennessee dërgoi dhjetëra ushtarë në zonë dhe një helikopter Black Hawk për të ndihmuar evakuimet.

Top Channel