11747.44 kilogram akullore, me përmbajtje kancerogjene është shitur në tregun shqiptar, njofton AKU.

Bashkimi Evropian dha urdhër në 31 korrik, që të tërhiqen nga tregu akulloret e prodhuara nga kompania e huaj, pasi zbuloi oksid etileni te këto produkte ushqimore.

Pas kontrolleve të kryera në tregun shqiptar, Autoriteti Shqiptar i Ushqimit ka llogaritur se një sasi prej 16.1 ton akullore të dëmshme për shëndetin është shpërndare nëpër marketet e vendit.

Nga këto, 11.7 ton janë blerë nga konsumatori. Rreth 20 ton të tjera ndodheshin ende në magazinat e subjekteve importuese dhe janë asgjësuar nga AKU.

Sipas zbulimit, disa akullore Bounty, Snickers dhe Twix janë të kontaminuara me lëndën kancerogjene të oksidit të etilenit, i cili sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer.

Njoftimi i AKU:

Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:

Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë teritorin e Shqiperise.

Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjëhershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substancës se paautorizuar të dërguara nga sistemi RASFF dhe tërheqjen nga tregu me destinacion asgjësimin e saj përkatesisht.

Sasia e shpërndare në treg – 16104.13 kg
Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg
Sasia që rezulton e shitur – 11747.44 kg
Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e tërhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjësuan.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!

Top Channel