Veliaj poston foto nga Parku i Liqenit Artificial: Sa bukur me lojëra, pikturë e argëtim

23/08/2021 13:52

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga mëngjeset në Parkun e Liqenit Artificial. Në to duken fëmijë që po argëtohen duke pikturuar.

“Sa bukur kur vera me mëngjeset e freskëta nis plot lojëra, pikturë e argëtim në park. Me ngjyrat e fëmijëve qyteti vishet me magji!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës të rritur e fëmijë mund të kalojnë momente argëtimi nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të shijojnë freskinë që u fal natyra.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel