Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Dushk në Lushnje dhe ka rrezikuar të djegë disa banesa.

Zjarri që i ishte vënë mullarit të barit doli jashtë kontrollit, ndaj u bë shkëputja e menjëhershme e energjisë elektrike.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë izoluar flakët në kohë rekord duke shmangur përhapjen e tij drejt banesave. Në fshatin Dushk ka shumë familje fermerë që kanë rezerva bari të thatë për bagëtitë. Vendosja e ushqimit të bagëtive pranë banesave përbën vazhdimisht rrezik.

Një muaj më parë, një tjetër zjarr në Saver dogji ushqimin e bagëtive si dhe katër krerë lopë dhe pjesërisht banesa. Pavarësisht apelit që të mbajnë larg banesave rezervat e barit të thatë për dimër, fermerët vazhdojnë të jenë neglizhentë duke rrezikuar banesat gjatë verës dhe dimrit.

Top Channel