E shtunë, 19 Shkurt 2022
17:46
​Presidentja Osmani në Mynih, shfaq shqetësimin për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor

Në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka diskutuar si paneliste lidhur me sfidat dhe angazhimin për demokraci në Evropë.

17:23
Mesazhet e fundit të familjes me bebe të gjetur të vdekur në shkretëtirën e Kalifornisë (fotot)

Një familje që vdiq teksa udhëtonin në nxehtësinë e shkretëtirës së veriut të Kalifornisë verës që shkoi, kishin dërguar një mesazh të fundit të dëshpëruar për ndihmë, thanë sot autoritetet amerikane.

17:23
Probleme me zemrën? Aguero shkon me Argjentinën në Botëror

Sergio Aguero një nga sulmuesit më të spikatur të viteve të fundit u detyrua të tërhiqej nga futbolli sezonin e kaluar për shkak të problemeve në zemër.

17:20
BE-ja ndjek shembullin e SHBA-së: Në Ballkan, edhe blloku sanksione ndaj politikanëve

Zyrtarët e Bashkimit Europian shpesh i kanë kritikuar liderët politikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si përgjegjës për pengimin e reformave, por edhe për mungesë vullneti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

17:20
Aksident në Shkodër-Koplik, i riu humb kontrollin e mjetit. Përfundojnë në spital familjarët që po udhëtonin me të

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik pasditen e sotme.

17:12
Sulm edhe mbi Poloninë? Vendi blen 250 tanke nga SHBA: Frikë nga “marrëzia” ruse

Frika se furia ruse mund të mos ndalet vetëm në Ukrainë, ka pushtuar dhe Poloninë fqinjë.

17:07
NATO-ja ka gati mësymjen në krahun lindor/ SHBA: Jo vetëm masa ekonomike kundër Rusisë!

Zv. presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, deklaroi hapur se një sulm i Rusisë mbi Ukrainën do të pasohet nga forcimi i krahut lindor të NATO-s.

17:02
Gruaja e denoncoi për kërcënime me vdekje dhe dhunë, pas 14 muajsh në burg shpallet i pafajshëm shqiptari

Keqtrajtim “sistematik”, rrahje, fyerje, kërcënime me vdekje dhe dhunë seksuale. Këto janë akuzat e rënda që çuan arrestimin e 43-vjeçarit shqiptar më 30 dhjetor të vitit 2020 në Valle Sabbia, Italia.

16:57
Kina “nxjerr dhëmbët”/Luftanija godet me rreze lazer avionin patrullues australian!

Departamenti Australian i Mbrojtjes njoftoi se një anije e marinës kineze qëlloi me lazer njërin prej avionëve të saj patrullues, duke vënë në rrezik jetën e ekuipazhit.

16:55
Covid-19/ MSH: 5 humbje jete dhe 260 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 5 persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

16:40
Bie autobusi me turistë në Turqi! 5 të vdekur e 26 të plagosur

Përmbysja e një autobusi në një udhëtim turistik në Konya të Turqisë i ka kushtuar jetën pesë personave.

16:36
Ushtria e Meksikës rrethon qytezën e kreut të kartelit të drogave (fotot)

Ushtria e Meksikës tha sot se ka marrë kontrollin e qytetit të lindjes së një kreu të fuqishëm të kartelit të drogave në shtetin Michoacán, në perëndim të vendit.

16:33
Granada mposhtet me “poker”, VAR-i shpëton Uzunin nga i kuqi

Ndeshje për t’u harruar për Myrto Uzunin dhe Granadën. Ekipi spanjoll humbi 1-4 përballë Villareal, takim të cilin sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi nga stoli.

16:29
Laçi-Kukësi/ Përplasen të dielën edhe Dinamo me Teutën

Java e 21-të e Abissnet Superiores rezervon ndeshje mjaft interesante të cilat mund të ndikojnë në renditjen e ekipeve.

16:25
Nga e hëna fillojnë punimet në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd, ja deri kur do të zgjasin

Duke nisur nga dita e hënë, datë 21.02.2022, fillojnë Punimet Emergjente në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash, të cilat do të zgjasin deri në datë 20.03.2022.

16:24
Shkolla e re “Sami Frashëri”, me arkitekturë të re dhe dyfish hapësira për nxënësit

Shkollën së re “Sami Frashëri” në kryeqytet është duke iu dhënë dora e fundit për tu bërë gati në mikpritjen e nxënësve pas një muaji.

16:09
Edhe Jaeld Çela do të vuajë dënimin në burgun e Fierit, ish-drejtori i Vlorës u shpall fajtor për shpërdorim detyre

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, i dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre është transferuar në burgun e Fierit, atu ku po vuan dënimin dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

16:01
Marinarët amerikanë dënohen për publikimin e videos së përplasjes së gjuajtësit F-35 në aeroplanmbajtëse (pamjet)

Marina amerikane ka ngritur akuza ndaj pesë marinarëve për publikimin e një videoje ku tregohej një gjuajtës i avancuar që ulej me përlasje në aeroplambajtëse në ujërat pranë Kinës.

15:56
Berisha në Dibër, prezanton kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim kryemadhi

Ish-kryetari PD-së, Sali Berisha prezantoi në Kalanë e Dodës kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë Dibër, Premtim Kryemadhi.

15:47
Prezantohet kandidati i PD-së në Shkodër/ Basha kërkon të votohet për Xhemal Bushatin

Kryedemokrati Lulzim Basha, fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit e nisi nga Shkodra.

15:38
Fushata e PS-së në Lushnjë! Kandidatja Eriselda Sefa dhe deputeti Taulant Balla takohen me të rinjtë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla bashkë me kandidaten për kryetare bashkie Eriselda Sefa u takuan me të rinjtë e këtij qyteti.

15:34
‘Vetëvaret’ në burg furnizuesi francez me vajza i financierit pedofil Jeffrey Epstein, një javë pas mbylljes së akuzave ndaj Princit britanik (fotot)

Miku francez i Jeffrey Epstein, pronari i agjencisë së modeleve Jean-Luc Brunel, i cili besohet se ka funizuar qindra vajza për trafikun seksual të financierit pedofil, ka vdekur sot në burg në një “vetëvarje” në dukje.

15:30
Vritet polici në Prishtinë! U qëllua aksidentalisht nga kolegu i tij gjatë një feste

Të premten në mesnatë, një polic është vrarë në Zllatar të Prishtinës.

15:21
I mbijeton zjarrit në dy tragete! Historia e shoferit grek, ishte edhe në vitin 2014 në tragetin që u dogj

Ndër historitë njerëzore që veçohen pas zjarrit që shpërtheu në anijen “Euroferry Olympia”, spikat ajo e një shoferi kamioni nga Greqia, i cili arriti të shpëtojë jo një, por dy herë në një incident të ngjashëm, pasi ka përjetuar edhe tragjedinë detare me anijen “Norman Atlantic” në 2014.

14:57
Ethet e “Big Brother VIP”/ Rrugët e qyteteve u zbrazën! Lokalet plot për të parë finalen e madhe

Fituesi i “Big Bother VIP” u shpall Ilir Shaqiri. Pas qindra mijë mesazheve të votimit, balerini Ilir Shaqiri rezultoi se ishte më i pëlqyeri nga shqiptarët.

14:44
Presidenti Putin vëzhgon stërvitjet me raketa balistike dhe me telekomandim

Presidenti rus Vladimir Putin këtë të shtunë po vëzhgon stërvitjet bërthamore në Kremlin.

14:44
Manastirliu me ministrin zvicerian Berset në qendrën shëndetësore Vorë: Vaksinimi kyç!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Zv/President i Zvicrës, njëherësh dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë vizituar qendrën shëndetësore të Vorës, e rikonstruktuar falë mbështetjes së qeverisë zviceriane.

14:35
Vritet ushtari ukrainas- shpallet mobizilimi ushtarak! Civilët “ia mbathin” me të katra

Ushtria ukrainase njoftoi vrasjen e një ushtari të saj mëngjesin e sotëm gjatë një sulmi nga separatistët pro-rusë.

14:33
Përndiqte vazhdimisht të miturën, ndalohet 24-vjeçari në Përmet

Një 24-vjeçar është ndaluar nga forcat e policisë në Përmet, pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë të mitur.

14:22
Procedohen penalisht 4 persona në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Katër persona janë proceduar penalisht në Vlorë, për vepra të ndryshme penale.

14:21
Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Tepelenë

Dy të rinj u arrestuan këtë të shtunë në Tepelenë, pasi u kapën duke transportuar shtatë emigrantë të paligjshëm.

14:17
Veliaj, Margariti dhe Manastirliu në shkollën e re “Sami Frashëri”: Një kryevepër arkitekturore

Vetëm një muaj na ndan nga përfundimi i veprës më të madhe arkitekturore arsimore ngritur në kryeqytet, pas tërmetit 2019.

14:11
Lufta në Ukrainë/ 15 vite burg kush lufton jashtë Shqipërisë

Rusia ka hedhur dyshime se vendet perëndimore po rekrutojnë në fshehtësi mercenarë nga vende të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht nga Shqipëria, Kosova e Bosnje-Hercegovina për t’i dërguar në Donbas dhe vende të tjera për të provokuar Moskën.

14:04
I humbur prej 8 ditësh, gjendet pa jetë në banesë nga e ëma/ Ky është 46-vjeçari në Vlorë që u gjet i vrarë

Altin Alikaj është 46 vjeçari në Vlorë që u gjet pas 8 ditësh i vrarë në banesën e tij.

13:58
Të paktën 6 të vdekur nga stuhia e madhe në Europë, era rrëzon njerëzit në rrugë!

Stuhia e dytë e madhe brenda pak kohësh goditi Europën veriore duke marrë të paktën 6 jetë njerëzish pasi ererat e fuqishme rrëzuan pemët dhe anuluan shërbimet e trenave.

13:54
Revista franceze: Tirana një metropol i përshtatshëm për të gjithë udhëtarët, pse duhet ta vizitoni këtë vit

Revista franceze, “Petit Futé”, botimin e radhës ia ka kushtuar vendit tone, ku është ndalur veçanërisht tek Tirana.

13:45
Partizani-Vllaznia, kryesfida e së shtunës premton spektakël

Partizani-Vllaznia është një ndër sfidat më interesante të javës së 21-të të Superiores.

13:45
“Unë fitoren time e kam”/ Donaldi flet pas finales të madhe: Tani po shikoj çfarë bëhet këtu jashtë!

Ilir Shaqiri ishte fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother Vip. Pas një eksperiencë të paharruar, që ka zgjatur më shumë se tre muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurove.

13:26
Einxheli zgjohet në krahët e Dagzit (Fotot)

Moderatorja Einxhel Shkira ka shijuar natën e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

13:25
Nëna po e kërkonte prej ditësh, gjendet i pajetë 46-vjeçari në Vlorë/ Zbardhen detaje të reja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen ’24 Maji’ në Vlorë ditën e sotme!

13:21
Kryeministri italian: “Bjerini” Rusisë sa të doni, por mos prekni energjinë!

Italia nuk është kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, por këmbëngul që asnjë prej tyre të mos prekë kurrsesi importet e energjisë, deklaroi kryeministri italian Mario Draghi.

13:01
Beniada bën postimin e parë në rrjetet sociale! Tregon ku po qëndron dhe falenderon ata që e kanë mbështetur

Modelja Beniada Nishani e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ndjekësit që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big brother VIP”.

12:40
Shpërndanin cigare kontrabandë në kryeqytet! Një i arrestuar, dy nën hetim

Një shtetas është arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim për tregtim të cigareve kontrabandë.

12:30
Mjeshtëria e punës me argjendin/ Shkodër, rikthehet zeja më e famshme dikur në këtë qytet

Filigrani është arti i punimeve me argjend, një zeje e cila për shekuj me radhe ishte tradite e Shkodrës dhe Prizrenit por që po harrohet.

12:27
Big Market zgjeron rrjetin/ Hapet pika e re pranë parkut olimpik në Tiranë

Rrjeti më i madh i supermarketeve shqiptare, Big Market lajmëroi sot hapjen e pikës më të re te Parku Olimpik, në Tiranë.

12:24
Pasojat e gripit të syrit/ Mjekët: Gjatë dimrit dhe virozave shtohen rastet

Në periudhën e dimrit ka një shtim të rasteve me gripin e syrit por mjekët po bërjen dhe raste të shumta me komplikacione të syrit të shkaktuara nga Covid.

12:21
Kërcënimi nga yndyrat e larta, mjekët: Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë të kërcënuar

Kërcënimet më të mëdha në shoqërinë moderne, organizmit të njeriut i vjen nga yndyrat e larta, të cilat shpesh i neglizhojnë ose nuk dimë që i kemi!

12:03
Në tragetin e djegur, tre shqiptarë/ Zef Lufi nga Puka: Zjarri nisi në 3 të mëngjesit nga kamionët frigoriferike

Ne tragetin që u dogj në ujërat mes Shqipërisë dhe Greqisë ishin edhe tre shqiptarë të cilët mundën të shpëtojnë.

12:00
Scholz: Rreziku i luftës nuk ka kaluar

“Në Europë kërcënohemi sërish nga lufta. Dhe rreziku për këtë nuk ka kaluar aspak”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën, ku e paralajmëroi Rusinë nga pasojat e një sulmi ndaj Ukrainës.

11:52
Biden: Putin e ka ndarë mendjen/ Kievi: Rusia po na provokon që të nisë luftën!

Pas lajmit se Vladimir Putin do të shkojë vetë në kufi më Ukrainën të ndjekë nga afër stërvitje masive ushtarake të trupave ruse atje, presidenti ukrainas Volodymir Zelebsky mori me urgjencë rrugën e Europës për të kërkuar mbështetje.

11:40
Bjellorusia, gati të zhvendosë armët bërthamore: Me gabimin më të vogël të rivalëve…

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko deklaroi se vendi i tij është gati të marrë armë bërthamore nëse përballet me ndonjë kërcënim të jashtëm, teksa tensionet rriten midis aleates së tij, Rusisë, dhe Perëndimit mbi Ukrainën.

11:26
Fiksuar në foto/ Tensioni në rritje në Ukrainë 24 orët e fundit

Fotot nga zhvillimet e 24 orëve të fundit në Ukrainë, janë në faqet e para të gazetave perëndimore dhe portalet e të gjitha agjencive të lajmeve botërore.

11:18
U vra aksidentalisht nga kolegu i tij, pamjet nga vila ku humbi jetën zyrtari i policisë

Një punonjës policie humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u qëllua aksidentalisht me armë zjarri nga një tjetër punonjës policie!

11:06
“100 euro për përgjigje pozitive”/ Bënte teste false të Covid-19, Gjykata e Lezhës nxjerr nga qelia farmacisten!

Farmacistja e arrestuar të enjten nga policia e Lezhës, pasi lëshonte teste Covid të falsifikuara u lirua sot nga qelia!

10:38
Pamje të rënda/ Një banesë përfshihet nga flakët, burrë e grua humbin jetën nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Borsh të Himarës.

10:21
Guardiola apo Conte? Precedentët nuk nxjerrin fitues

Manchester City – Chelsea, sfidë që do të nisë në orën 18:30, është pa dyshim “ajka” e futbollit të kësaj të shtunë.

10:12
‘Efekti Big Brother Vip’/ Fierakët boshatisën rrugët dhe u mbyllën brenda për të ndjekur spektaklin!

Mbrëmjen e së premtes, rrugët e qytetit të Fierit ishin thuajse të boshatisura dhe me shumë pak lëvizje.

10:01
SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Rusinë për sulmet kibernetike në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë akuzuar Rusinë se qëndron prapa sulmeve kibernetike të 15 shkurtit ndaj Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe sistemit bankar të vendit.

09:47
“Duke ngrënë bukë me djathë e domate”/ Ja me kë feston Iliri deri në orët e para të mëngjesit (FOTO)

Iliri Shaqiri është zyrtarisht fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”!

09:29
Më shumë se 36 orë në flakë, vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit në tragetin “Euro Ferry Olimpia”

Autoritet helene kanë vazhduar për gjithë natën kërkimet në anijen e linjës Greqi-Itali për gjetjen e 12 personave që mungojnë prej listës së udhëtarëve.

09:21
Arrestohet i riu në Tiranë, policia: Dilte gjatë orëve të natës dhe…

Policia e Tiranës, kanë vënë në pranga një 24-vjeçar që vidhte motomjete dhe biçikleta si dhe shiste drogë.

09:10
Wolfgang Ischinger përballet me akuza për përfitime personale

Diplomati Wolfgang Ischinger, drejtues i Konferencës së Sigurisë së Mynihut për herë të fundit, akuzohet se ka shfrytëzuar “punën vullnetare”, siç e quan ai organizimin e konferencës, për përfitime financiare personale.

08:57
Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, fillon zyrtarisht beteja për bashkitë

Këtë të shtunë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

08:48
Biden: Putin do të sulmojë Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden pret një sulm të Rusisë kundër Ukrainës “në ditët e ardhshme”. Ai paralajmëroi nga pasojat e një pushtimi. Kancelari gjerman, Scholz shikon ende shans për diplomacinë.

08:38
Presidenti zviceran pozitiv ndaj COVID-19, ndërsa kufizimet janë hequr

Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis rezultoi pozitiv me COVID-19 në ditën kur u hoqën kufizimet për shkak të koronavirusit në këtë vend, konfirmoi qeveria.

08:21
Gjermani: Miliona mashtrime dhe vjedhje nga ndihmat e shtetit për Coronën

Në Gjermani kanë nisur hetimet për më shumë se 26.800 raste kundër personave të dyshuar se kanë përfituar me mashtrime ndihma nga fondi urgjent për koronavirusin, e pritet që të ketë edhe shumë më tepër raste të tilla.

08:12
Dëmtimi i fshehtë i syve nga teknologjia e ekraneve!

Teknologjia është bërë një pjesë shumë e rëndësishme dhe e pandarë e jetës tonë. Është e vërtetë që nga njëra anë përdorimi i teknologjisë moderne është mjaft i dobishëm për zhvillimin e shkencës në dobi të njerëzimit si dhe për karrierën profesionale.

08:01
Diell dhe temperatura deri në 18 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell.

07:55
Hungarezët, ekspansion të shpejtë në sektorët strategjikë të ekonomisë

Brenda pak vitesh, investimet hungareze në Shqipëri po zgjerohen me ritme të shpejta. Ndërmarrjet hungareze po fitojnë pjesë të rëndësishme në tregjet bankare dhe të telekomunikacioneve

07:27
Biden: Jam i bindur se Putini ka marrë vendimin të sulmojë Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se ishte i bindur se presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë një vendim për të sulmuar Ukrainën dhe se megjithëse kishte ende hapësirë për diplomaci, ai priste që forcat ruse të hyjnë në Ukrainë në ditët në vijim. “Ne kemi arsye të besojmë se forcat ruse po planifikojnë dhe synojnë të sulmojnë Ukrainën në javën e ardhshme, në ditët në vijim”, tha presidenti Biden, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të synonte kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.

06:56
Njihuni me ushqimet që mund të jenë duke dëmtuar imunitetin tuaj

Ky vit u ka treguar të gjithëve se të bësh gjithçka që mundesh për të forcuar sistemin imunitar është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një rol kryesor kanë ushqimet që konsumoni.

06:32
Përse duhet të pini ujë me xhenxhefil? Kura natyrale për stomakun, diabetin e artritin

Një nga bimët më të veçanta që mund të gjeni në treg. Jo vetëm sepse është shumë natyrale, por sepse ka një shije të jashtëzakonshme e që nuk mund ta ngatërrosh me asgjë. Pak djegës, me aromë që të zgjon shqisat shpesh mund ta gjeni në receta të shëndetshme.

06:16
Diabeti i tipit 2/ Si të flisni me mjekun tuaj rreth diabetit

Nëse keni një vizitë të ardhshme me mjekun tuaj për diabetin, ju vijmë në ndihmë duke ju dhënë disa këshilla rreth pyetjeve që duhet të bëni dhe se çfarë të ndani me mjekun tuaj për të përfituar sa më shumë nga vizita juaj.

04:48
Stuhia godet Britaninë e Madhe/ Në ishull u regjistrua era 196 km në orë

Stuhia Eunice ka përfshirë Evropën perëndimore me erëra të forta dhe reshje teksa Londra shpalli për herë të parë alarmin “e kuq” të motit.

04:14
Arrestohen shoferët në Kanada/ Policia ndërhyri për të liruar kryeqytetin nga kamionët që e mbanin bllokuar

Policia kanadeze ka arrestuar Tamara Lich, një nga drejtueset e protestës disa javore të kamionistëve kundër vaksinimit të detyruar, që ka bllokuar kryeqytetin Ottawa.

03:45
Protesta në Bregun Perëndimor/ Një 17 vjeçar palestinez u vra gjatë protestës

Palestinezët mbajtën funeralin e aktivistit Suleiman al-Hatal, i cili vdiq dy javë më parë pasi u godit nga një automjet ushtarak izraelit gjatë një proteste në Hebron.

03:26
“S’ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë”/ Reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë pas pretendimit të ministrit të jashtëm rus

Për pretendimet e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov ka reaguar Ministra e Jashtme e Shqipërisë që mohon të ketë në Ukrainë shqiptarë mercenarë.

02:47
Fitoi edicionin e parë të BBV, Iliri rrëfen emocionet e para të fitores!

Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania Vip. Ai ishte i fundit që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas aventurës 136 ditore.

02:16
“Dhëmbë për dhëmbë” deri në sekondat e fundit! Iliri fiton edicionin e parë të “Big Brother VIP”

Iliri Shaqiri është zyrtarisht fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”!

02:07
“Jam shumë krenare për ty!” Arbana Osmani falënderon bashkëpunëtorin dhe partnerin e saj

Moderatorja e Big Brother VIP, Arbana Osmani ka falënderuar regjisorin e spektaklit më të dashur të shqiptarëve,  njëkohësisht edhe partnerin e saj, Eduart Grishajn për gjithë bashkëpunimin mes tyre.

01:34
“Do të të ndjek kudo që të rrish”, gruaja surprizon Ilirin dhe bën deklaratën e fortë

Pak minuta para se të shpallet fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri u surprizua brenda shtëpisë nga bashkëshortja e saj.

01:12
Donaldi takon mamanë, Alban Skënderaj këndon për ta!

Një super surprizë në pallatin e Kongreseve ka emocionuar Donaldin.

00:40
Për kënaqësinë e Ilirit dhe gjithë publikut! Inva Mula emocionon me performancën ‘live’

Ilir Shaqiri doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” për të shkuar drejt Teatrit të Operas dhe Baletin, aty ku është rritur teksa shikonte nënën të kërcente.

00:40
Më në fund! Beatrix surprizon Donaldin brenda Big Brother VIP, takimi romantik mes trëndafilave të kuq

Beatrix Ramosaj është futur në shtëpinë e Big Brother VIP duke surprizuar partnerin e saj Donaldin.

00:25
Thonë emrin e Donaldit si fitues të Big Brother VIP, momenti kur Semi shtrembëron fytyrën

Semi Jaupaj tha se fitues i Big Brother VIP duhet të jetë Iliri për lojën e fortë që realizoi.

00:25
Ëndrra e një jete/ Iliri kërcen me nënën e tij në teatrin e Operas dhe Baletit, i ati i ndjek me lot në sy

Iliri përjetoi emocione të forta mbrëmjen e sotme kur Big Brother i kishte rezervuar një super surprizë në teatrin e Operas dhe Baletit.

00:08
Finalja e madhe e Big Brother VIP/ A do të jenë miq pas spektaklit Einxheli, Iliri dhe Donaldi?

Einxhel, Iliri dhe Donald janë tre banorët e Big Brother VIP që janë grindur më shumë në shtëpi me njëri-tjetrin.

E premte, 18 Shkurt 2022
23:57
Einxheli rrëfen emocionet pas eliminimit: Nuk do të ndryshoja asgjë nga rrugëtimi im

Moderatorja Einxhel Shkira është pa dyshim një nga konkurrentet më të komentuara në “Big Brother VIP”.

23:48
‘E dinim që do ishim ne’/ Beteja e fundit! Finalja e madhe e BB VIP, luhet mes Ilirit dhe Donaldit

Finalja e madhe e BBVIP tashmë luhet mes Ilirit dhe Donaldit. Ata janë dy finalistët e fundit në garë për çmimin e madh.

23:44
Finalja e madhe e Big Brother VIP/ Iliri dhe Donaldi në garë për çmimin e madh

Iliri dhe Donaldi janë në një garë të ashpër për çmimin e madh në finalen e madhe të Big Brother VIP.

23:40
Finalistja e dytë që lë shtëpinë e “Big Brother Vip” është…

Publiku ka vendosur që banori/ja që largohet përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother Vip” është Einxhel.

23:36
Finalja e “Big Brother VIP” si nata e ndërrimit të viteve! Në Elbasan mbyllen bizneset, qytetarët ndjekin finalen

Elbasani është zbrazur këtë të premte ndërsa njerëzit kanë nxitur drejt shtëpive për të ndjekur finalen e madhe të “Big Brother VIP”.

23:36
Rama takim me Mitsotakis në Mynih/ Zbulohen detaje nga biseda

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me homologun shqiptar Edi Rama në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

23:36
Big Brother VIP/ Eliminohet finalisti i dytë

Einxhel është finalistja e parë e eliminuar në Big Brother VIP.

23:31
Big Brother ‘boshatis’ Shkodrën, të gjithë duke parë finalen

Mbrëmjen e së Premtes, rrugët e qytetit të Shkodrës ishin thuajse të boshatisura dhe më shumë pak lëvizje.

23:26
Bisedimet për Ukrainën/ Kamala Harris: Të hapur për diplomaci, por Rusia do ketë pasoja të rënda nëse ndërrmer veprime agresive

Shtetet e Bashkuara dhe aleanca e NATO-s vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të ndaluar një sulm të mundshëm rus ndaj Ukrainës.

23:23
Në Durrës lokalet plot, të gjithë duke parë Big Brother VIP

Entuziazëm dhe energji rinore, por edhe keqardhje që superspektaklit BBV i erdhi fundi. Nata finale e BBV ka mbërthyer para ekranit të gjithë durrsakët.

22:56
Finalja e madhe e Big Brother VIP/ Eliminohet njëri prej tyre

Beniada është finalistja e parë e eliminuar në Big Brother VIP.

22:46
“Porfumi” surprizon Beniadën, Sinan Hoxha dhuron spektakël në shtëpinë e “BBV”

“Gënjeshtare” e Sinan Hoxhës u bë kënga e preferuar e Beniada Nishanit gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

22:44
“Nuk është rastësisht në finale” Balina flet për Einxhel

Opinionistja Balina Bodinaku ka folur për Einxhel duke thënë se ajo nuk është rastësisht në finale.