‘Efekti Big Brother Vip’/ Fierakët boshatisën rrugët dhe u mbyllën brenda për të ndjekur spektaklin!

19/02/2022 10:12

Mbrëmjen e së premtes, rrugët e qytetit të Fierit ishin thuajse të boshatisura dhe me shumë pak lëvizje.

“Big Brother VIP” kishte gozhduar përpara ekranit edhe familjet fierake ku pjesë me e madhe e tyre e ndoqën këtë spektakël nga shtëpitë, në lokale apo edhe klube nate.

Të gjithë shijuan spektaklin dhe pritën plot kërshëri se kush do të shpallej fituesi i madh i një spektakli që u kthye në kryefjalë të përditshmërisë shqiptare që nga tetori i kaluar.

Tashmë, pritjes i erdhi fundi dhe Iliri Shaqiri u shpall mbrëmë zyrtarisht fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”! Pas një eksperiencë të paharruar, që ka zgjatur më shumë se tre muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurove.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel